Gjatë ndërhyrjes telefonike të nënkomisar Emiljano Nuhut, në emisionin “Të Paekspozuarit” ai tha se nuk do të nxjerrë asnjë provë në medie, në lidhje me dosjen e nxehtë të kohëve të fundit, të njohur si “Xhisiela”.
Është fjala juaj dhe e atyre. Keni ndonjë provë tjetër, përvec këtyre që kemi dëgjuar deri sot.
Të gjitha provat shkojnë në harmoni më njëra tjetrën. Faktet kanë vërtetuar se në momentin që unë e denoncova, erdhi denoncimi i djalit të deputetit. Për pjesën që Balla, e mohon se ka qenë në komisariat, kam prova që do ti nxjerr. Po i lë të modifikojnë provat, duke modifikuar qelizat telefonike.
Në këtë moment që flasim nuk kemi asnjë provë të re. Deri tani që po flasim nuk kemi asgjë të re përveç fjalës tuaj.
Nuk nxjerr në media asnjë provë, sepse prokuroria do ta quajë të pavlefshme.