Një vjetori i lëvizjes #MeToo

Premte, 05 October 2018 07:02

Është mbushur një vit që nga dita kur e përditshmja New York Times botoi një artikull të detajuar mbi akuzat që kishin ngritur një numër grash kundër producentit Harvey Weinstein për ngacmime e deri në sulme seksuale. Që nga ajo ditë, gra të tjera kanë bashkuar zërat me rrëfime personale përmes lëvizjes #MeToo – #EdheUnë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Dora Mekouar analizon në vazhdim se çfarë ndryshimi ka sjellë kjo lëvizje në shoqëri: 

Sipas anketimeve të shoqatës “CARE” në tetë vende, thuajse një ndër katër burra beson se ka të drejtë të kërkojë favore seksuale nga vartëset.
“Në Egjipt ky problem regjistrohet në masën 62%. Në Shtetet e Bashkuara, ku këto shifra janë më të ulëta, por ende në 2018 një ndër tetë burra mban atë qëndrim. Pra ekziston një problem global,” thotë Rachel Leman që punon me organizatën “CARE”.
Por lëvizja #MeToo ka sjellë ndryshime në kulturën e punës në korporata mendon konsulentja Davia Temin. Ajo thotë se investitorët druhen të angazhojnë fonde në biznese ku ka konflikte të pazgjidhura të lindura nga lëvizja #MeToo.
“Mendoj se bordet që drejtojnë korporatat po bëhen gjithnjë e më të përgjegjshme. Një nga arsyet është sepse kanë në përbërje më shumë gra se më parë. Një tjetër është se kanë frikë se u dëmtohet reputacioni. Është edhe fakti se bordet kanë edhe të rinj në përbërje, pra janë më të larmishëm dhe kjo larmi sjell edhe shtysën për të marrë veprime të përgjegjshme”.
Që nga dhjetori 2015, Davia Temin ka regjistruar emrat e personave të njohur që janë akuzuar për ngacmime ose sulme seksuale. Ajo thotë se lista ka mbi 723 emra.
Lëvizja #MeToo solli edhe ndryshime politike. Aktualisht ka një numër rekord kandidatesh gra që po konkurrojnë për Kongres, për guvernatore, apo për strukturat shtetërore në zgjedhjet e nëntorit.
“Mendoj se lëvizja #MeToo krijon dhe fuqizon një mjedis ku po vëmë në pikëpyetje mungesën e balancës gjinore. Kur përqëndron vëmendjen tek kjo mungesë balance, kur e vë theksin mbi ekzistencën e saj në të gjitha institucionet, vëren se gratë nuk janë të pranishme në strukturat vendimarrëse,” thotë Kelly Dittmar e Qendrës për Gratë Amerikane në Politikë.
Disa amerikanë thonë se kjo lëvizje ka sjellë ndryshime.
“Ka ndikuar tek këshillat që i jap vajzës se si të reagojë në situata të ndryshme,” thotë një grua shtëpiake nga Juta.
“Më ka bërë më të vetëdijshëm për këtë problem. Është vërtetë shokues,” thotë inxhinieri Eric Vincent.
“Është diçka pozitive për shoqërinë. Rrit ndërgjegjësimin për veprime që më parë mbaheshin të fshehura,” thotë një praktikante nga shteti Juta.
Lëvizja #MeToo ka vlerë edhe për gratë në vende të tjera që përballen me sulme e ngacmime seksuale.
“Gratë ballafaqohen me këto probleme kudo: me dhunë, me pabarazi, me varfëri ekstreme. Të gjitha këto probleme thellohen nga presionet seksuale,” thotë zonja Leman.
Shoqata CARE po analizon zgjidhje specifike për vende si Egjipti, ku kjo shoqatë trajnon shoferët që të trajtojnë me respekt klientet gra.
Por a do të arrijë të mbijetojë lëvizja #MeToo?
“Do të vijë momenti kur duhet të themi mjaft më: nuk lejohet më ky problem,” thotë konsulentja Temin.
“Pa diskutim. Mendoj se çdo grua e ka ndeshur në një moment të caktuar. Ka menduar nëse veproi si duhet. E ka kuptuar se nuk ka reaguar, pasi kishte frikë. Por edhe tani mund të ketë frikë, pasi ende ekziston rreziku i hakmarrjes,” thotë Hiba Cheetany, farmaciste nga Ilinoi.
Kjo tregon se mbetet ende shumë punë deri në momentin kur gratë të çlirohen, jo thjesht nga episodet që rrëfehen përmes lëvizjes #MeToo, por edhe nga frika për të ngritur zërin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...