Pas disa ditësh në trend rënës, ku monedha europiane është dobësuar lehtë ndaj lekut, euro duket se ka ndërprerë rënien. Valuta fiksohet sot në kuotën e 125.2 lekëve në blerje dhe 126 lekëve në shitje.
Ndërkohë, dollari amerikan vijon luhatjet në tregun e këmbimit valutor vendas. Valuta amerikane është zhvlerësuar me 0.3 lekë për njësi kundrejt lekut nga një ditë më parë, duke zbritur kështu në kuotën e 108.7 lekëve.
Ndryshe nga euro dhe dollari, paundi britanik është forcuar ndjeshëm ditën e premte duke treguar epërsi ndaj lekut. Sterlina u rrit me 0.8 lekë për njësi kundrejt lekut krahasuar me ditën e djeshme dhe tashmë valuta këmbehet në pikat e këmbimit valutor për 141.8 lekë në blerje dhe 141.8 lekë në shitje.
Lidhur me valutat e tjera të huaja, franga zvicerane u rrit me plot 0.4 lekë për njësi dhe fiksohet sot në kuotën e 109.8 lekëve. Ndërsa, sa i takon dollarit kanadez dhe atij australian, monedhat e kanë mbyllur javën të zhvlerësuara kundrejt kundrejt lekut.