Ndihma ekonomike, KLSH: Përfituesve iu ikin paratë për vërtetime, problem edhe verifikimet

Premte, 05 October 2018 14:47

Një auditim pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nxjerrë në pah se përfituesit e ndihmës ekonomike që është në varësi të këtij institucioni paguajnë tarifa vërtetimesh që në disa raste janë aq sa masa e përfitimit. Referuar auditimit Kontolli i Lartë i Shtetit nënvizon se këto vërtetime lidhen me fëmijët që familjet përfituese kanë nëpër shkolla apo vaksina të realizuara kanë kosto që imponohen nga institucionet që i lëshojnë ato.

“Nga auditimi i disa dosjeve të përfituesve, rezultoi se përfituesit e ndihmës ekonomike të cilët marrin vërtetim në shkollë për fëmijët e tyre (2 herë në vit) për ndjekjen e arsimit bazë dhe vërtetim për çdo vaksinë të realizuar për fëmijët e tyre, në zbatim të neneve 8 dhe 9 të vendimit nr.955, datë 7.12.2016, të ndryshuar, paguajnë tarifat që kanë vendosur vetë institucionet për kryerjen e këtyre shërbimeve (lëshimin e vërtetimeve), të cilat janë shpesh herë të barabarta me përfitimin e përcaktuar” thuhet në raportin e KLSH.

Duke e konsideruar korrigjimin e kësaj pjese sit ë një prioriteti të lartë ky institucion ka rekomanduar që Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të nënshkruajë një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në mënyrë që për institucionet në varësi të tyre për familjet në ndihmë ekonomike vërtetimet të lëshohen pa pagesë.

Një tjetër pikë që KLSH nënvizon në raportin e auditit lidhet me administratorët shoqërore të cilët duhet të bëjnë plotësimin e formularit të vërtetimit social ekonomik në familje. Në disa raste ky formular I cili duhet të plotësohet dy herë në vit edhe nga familjet rezulton i konfirmuar vetëm nga njëra palë dhe nga ana tjetër administratorët vetë kanë shfaqur vështirësi në plotësimin e tij. Kjo është argumentuar me mungesën e trajnimeve të mjaftueshme për këtë aspekt.

“Nga MSHMS, deri në konsolidimin e procesit të përfitimit të NE nëpërmjet sistemit dhe aplikimit të formulës së pikëzimit, i cili tashmë po zbatohet në gjithë qarqet e vendit, të gjejë hapësira dhe rrugë të mundshme (tej aktiviteteve të planifikuara dhe realizuara të projektit të “Modernizimit të Asistencës sociale”) për vazhdimin e trajnimit të Administratorëve Shoqërorë, që janë pjesë shumë e rëndësishme e procesit dhe vlerësimit social ekonomik të shtresave në nevojë, me qëllim përfitimin prej tyre të NE. Gjithashtu me qëllim bërjen sa më efektiv të sistemit. të analizohen me prioritet problematikat e konstatuara nga administratorët shoqërore të Njësive të Qeverisjes Vendore për ti dhënë zgjidhjen e duhur fenomeneve të rezultuara” vlerëson KLSH.

Ndihma ekonomike është futur në një fazë reformimi nën projektin e mbështetur nga Banka Botërore ndërkohë që nga sistemi falë një formule të re pikëzimi dolën një numër i madh familjesh. Vetë Banka nënvizoi se nga qeveria duhet të rishihet edhe një herë mundësia për të zgjeruar numrin e përfituesve me familje që mund të jenë nxjerrë nga skema autormatikisht prej sistemit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...