Kreditë me probleme zbresin në nivelin më të ulët nga viti 2010

Premte, 05 October 2018 14:49

Huatë që nuk kthehen në afat në sistemin bankar, në raport me totalin e kredisë së dhënë nga bankat kanë shënuar një rënie të fortë në muajin gusht. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, ky tregues zbriti në 12.89%, nga 13.36% që ishte në korrik.

Ky është niveli më i ulët që nga tremujori i dytë i vitit 2010, kur huatë me probleme ishin 12%. Më pas, bizneset dhe individët filluan të vononin më shumë se tre muaj kthimin e kësteve, teksa ky tregues u rrit vazhdimisht për të arritur record në 25% në shtator 2014. Më pas, Banka e Shqipërisë filloi një strategji për uljen e huave të pakthyera në afat, që përfshinte ristrukturimin e huave (zgjatjen e afatit dhe uljen e këseve), fshirjen e një pjese kur paguhej kredia, apo dhe fshirjen nga bilanci të huave që kishin më shumë se 10 vjet që nuk ktheheshin në banka.

Bankat nga ana e tyre mbeten të kujdesshme në kredidhënie. “Dinamika e kreditimit në vend pasqyron ecurinë e kërkesës dhe ofertës për të. Më konkretisht, kërkesa për kredi mbetet e moderuar – ndonëse me një tendencë përmirësimi gjatë tremujorëve të fundit – ndërsa bankat vijojnë të aplikojnë kushte të shtrënguara kreditimi, sidomos për segmentin e bizneseve. Në këtë drejtim, Banka e Shqipërisë konstaton se reduktimi i vazhduar i rrezikut të kredisë, siç ilustrohet nga rënia në nivelin 12.9% e raportit të kredive me probleme në muajin gusht, krijon parakushtet për një përqasje më proaktive të bankave në kreditim”, tha guvernatori Gent Sejko në daljen e fundit para mediave.

Ndikimin në uljen e treguesit ka dhënë dhe fshirja e huave që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen nga bilancet e bankave. Kreditë e fshira nga bilancet e bankave që kur ky proces nisi në vitin 2015 arritën në 51 miliardë lekë në fund të 6-mujorit të parë të 2018. Nëse këto hua nuk do të ishin fshirë nga llogaritë e bankave atëherë kreditë e këqija në fund të 6-mujorit të parë do të ishin 29.7% e totalit, nga 13.3% që janë sot.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë stoku i kredisë në 6-mujorin e parë të vitit ishte 430 miliardë lekë. Ndërsa kreditë me probleme shënuan 13.3% ( 77 miliardë lekë). Po ti shtojmë kësaj shume kreditë e fshira nga bilancet huatë që janë marrë dhe nuk janë kthyer në sistemin bankar arrijnë ne 128 miliardë lekë (1 miliard euro) ose rreth 29.7% e stokut të kredisë (430 mld leke) në të njëjtën periudhë.

Duke filluar nga janari 2015, bankat janë të detyruara nga kërkesat rregullative të ndërmarrin procesin e pastrimit të bilanceve, fshirjen e kredive që gjenden në kategorinë “e humbur” për më shumë se 3 vjet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...