Koncesioni i Kontrollit të Instrumenteve Shpërndarëve të Karburanteve, çelësin e tenderit e ka Rama

Premte, 05 October 2018 18:01

Eshtë shpallur koncesioni me objekt “Për dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm”. Në shpallje të garës parashikohet procedurë e hapur, pra të gjithë mund të marrin pjesë. Sigurisht, vetëm emërtimi i procedurës është i tillë: tender i hapur. Përse një konstatim i tillë? Objekti i koncesionit u sajua në kundërshtim me ligjin. Sipas ligjit, nuk mund të ketë monopol në këtë sektor! Sajesa, nuk u bë që plaçkën të mund ta fitojë gjithkush që hyn në garë e del më i miri në të. Jo! Plaçkën e fiton vetëm ai që Rama do!  Dhe mjeti për ta përvetësuar plaçkën e për ta shqyer mes tyre, është gjetur: KRITERET!!!

Sipas këtyre kritereve, duhet të jemi të sigurt që fitues nuk mund të kemi kurrsesi një kompani të huaj. Gjithnjë nëse ka ndonjë të tillë që e gënjen mendja të garojë në RSH.

Arsyeja: një kompani e huaj nuk ka sesi të jetë e akredituar nga institucioni shqiptar “Drejtoria e Përgjithshme e Akredimit”, siç kërkon anglezi i Ramës, Ahmetaj.

Pak rëndësi ka që Drejtorinë e Përgjithshme të Akredimit përtej Shqipërisë, nuk ka shtet që e fut në defter. Mund të fitojë vetëm ajo kompani që ka marrë certifikatën pranë drejtorisë së rilindur. Tjetra: nëse certifikatën e ke marrë nga kjo drejtori, nuk ka fare rëndësi sa përvojë ke në sektorin në fjalë. Rëndësi ka që të bitiset për kë është nisur ky koncesion. Ahmetaj thotë se koncesioni është i hapur për të gjithë, por çelësin për ta hapur e ka vetëm Rama. Togut të çelësave të tjerë, kryesisht të PPP-ve, i shtohet edhe ky i pompave të karburanteve. Pesha e këtij togu çelësash do ta marrë me vete në fund të moçalit që ka krijuar. Bandat dhe krimi do ta tërheqin gjithnjë e më poshtë në të. Shënim i Departamentit Antikorrupsion në Partisë Demokratike

Modifikuar më Premte, 05 October 2018 18:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...