Dekreti për 'Orikum - Dukat': Zbardhet si funksionon skema antiligjore për vjedhjen e miliona eurove

Premte, 09 August 2019 10:03

Duket se është e njëjta skemë grabitqare në çdo koncesion “të artë” që Edi Rama shpërndan, për një grushti klientësh të cilët dalin të njëjtët nga Veriu në Jug të vendit. Vlerat reale të punëve që jepen për tu bërë me paratë e taksapaguesve shqiptarë rriten e fryhen dhe e gjitha kjo, bëhet pa asnjë lloj transparence.

Duket qartë që përveç fitimit të “biznesmenit” në këto lloj koncesionesh shtohet edhe një vlerë tjetër e madhe, e cila kuptohet qartë se në xhepat e kujt shkon. Madje guximi për të aplikuar këtë skemë grabitje të egër shkon deri aty, sa që “letrat” kopsiten edhe në mënyrë të jashtëligjshme, duke shmangur institucionet përgjegjëse në vend, siç janë ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Financave.

 

Kështu ka ndodhur edhe me koncesionin aq shumë të përfolur të një rruge ekzistuese e cila do të zgjerohet siç është ajo, “Porti i jahteve - By Pass Orikum-Dukat”, por duke hedhur shifrën astroferike prej 70 milion euro për vetëm 14.4 kilometra rrugë, e cila në fakt nuk do të bëhet nga e para dhe është në një terren fushorë.

Makutëria në rastin e këtij koncesioni ka kaluar çdo limit, jo vetëm për sa i përket fashës së vjedhjes, por edhe të shkeljes hapur të procedurave, institucioneve dhe ligjeve përkatëse.

 

“Nga shqyrtimi tërësor i praktikës së ndjekur për këtë koncesion rezulton se, përgjatë procedurave të ndjekura nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk citohet të jetë dhënë miratim i projektit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Edhe pas kërkesës së paraqitur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në dokumentacionin e përcjellë nga Kuvendi, nuk rezulton e administruar apo e dërguar ndonjë akt që të vërtetojë faktin që Ministria e Financave dhe Ekonomisë të ketë dhënë miratim financiar për këtë projekt. 

Mungesa e këtij akti dhe e informacionit mbi të cenon rëndë të gjithë procesin dhe përbën shkelje të procedurës së ndjekur qoftë nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave Ekonomisë, Këshilli i Ministrave, duke përfshirë në këtë proces edhe Kuvendin e Shqipërisë. 

Kjo është shkelje e rëndë e procedurës, ngarkon me përgjegjësi jo vetëm autoritetin kontraktor, por gjithë zinxhirin vendimmarrës në këtë çështje, që prej specialistit më të thjeshtë tek Autoriteti Rrugor Shqiptar, Autoriteti Kontraktor, deri tek vendimmarrja e Këshillit të Ministrave që kanë toleruar që të nisë dhe të zbatohet një procedurë koncesionare, pa miratimin paraprak apo përfundimtar të shprehur në mënyrë prej Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë”, zbulon dekreti i presidentit.

Por përse shkelen procedurat, anashkalohen institucionet përgjegjëse nga kryeministri Rama, kur dihet se ai i ka ato nën kontroll?!

Sepse vjedhja në këtë rast është e hapur dhe skandaloze dhe jo kushdo do të guxonte që në një kohë të ardhme të futej në burg, vetëm për hir të “pjesës së Ramës” në këtë histori më shumë se korruptive.

Bëhet fjalë për 16 milionë euro që dalin “tepër” për pjesën që duhet të dorëzohet. Kjo zbulohet vetëm nga shqyrtimi korrekt i dokumentacionit të këtij koncesioni prej stafit të presidentit, i cili ka përgatitur argumentet e dekretit.

“Referuar shqyrtimit të dokumenteve të procedurës rezulton se kostoja e projektit do të jetë 50 147 416 euro, pa TVSH, ndërsa në relacioni e Këshillit të Ministrave parashikohet se vlera e projektit për 13 vjet, ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugës “Porti i Jahteve– By-pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”, sipas specifikimeve teknike e parashikuar në vlerën totale 70 119 755 euro, dhe pas negocimit dhe dakordësimit ndërmjet palëve, ajo do të jetë 67 359 926 euro plus TVSH-në sipas propozimit të ri financiar, të rishikuar.

Pra, duket qartë se çmimi i dakordësuar midis palëve në vlerën prej 67 359 926 Euro plus TVSH është 16,784,906 Euro, më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vet autoriteti kontraktor për konkurrim”, zbulon dekreti skandalin dhe shifrën “e pjesës” mbi fitimin e koncesionarit.

Por duket se kjo është vetëm pjesa që duket, pasi me herët ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj në denoncimet e tij pretendon, se skandali është më i thellë dhe se shifra që grabitet është edhe më e lartë se ajo që ka kapur presidenti.  

“Koncesioni Orikum – Dukat, 70 milionë euro për rindërtimin e një rruge ekzistuese, një rrugë që maksimumi do të kushtonte 16 milionë euro, sepse nuk po flasim për autostradë, nuk po flasim për tuenele. Nëse kontrata do të firmoset për 70 milionë euro, i bie që 54 milionë euro, në gjykimin tim janë një vjedhje”, është një nga denoncimet e Shehajt për këtë rast.

Rruga “Orikum-Dukat” është 14.7 km dhe sipas planit të Ramës dhe klientëve të tij, do të rindërtohet në një shtrat ekzistues. Ky aks është pa devijime dhe pa nevojën e ngritjes së urave të cilat ndoshta ndoshta mund të justifikonin sadopak këtë kosto të fryrë jashtë çdo logjike, përveç asaj të makutërisë për të vjedhur.

Modifikuar më Premte, 09 August 2019 10:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...