Dokumentet/Kullat në qendër të Tiranës për miqtë e Ramës dhe pastrimin e parave të bixhozit

Diel, 07 October 2018 08:05

Partia Demokratike deoncon ndertimin e kullave ne Tirane per miqte e Rames dhe Pastrimin e bixhozit. Ky denoncim vjen permes Departamentit Antikorrupsion ne Partine e Demokratike I cili ne rrjetin social FB ben publike ndertimet ne zemer te kryeqytetet per klientet.

Ja denoncimi ne FB I Departamentit Antikorrupsion ne PD
Me vendimin nr. 10, datë 02.02.2018 Këshilli Kombëtar i Territorit, i kryesuar dhe nën diktatin e kryeministrit, i miratoi lejen zhvillimore shoqërisë “Techno - Alb”.  Leja kishte objekt një zonë në zemër të kryeqytetit, pak metra nga Bashkia e Tiranës dhe Xhamia e Et’hem Beut.
Po cila është shoqëria përfituese e lejes?
Shoqëria “Techno – Alb”, u krijua në 2007 nga Natasha Mata Saliu, me veprimtari në fushën e ndërtimit.
Në janar 2017, Natasha Mata, i shet 50% të shoqërisë Ilir Matës. Ky i fundit pjesën e tij ia shet Dajlan Avdise dhe Glendi Abdit (vellezër) në maj 2017 dhe largohet nga ortakëria. Gjithashtu dhe Natasha i shet vëllezërve gjysmën e kuotave që kishte në shoqëri. Aktualisht Dajlan Avdija zotëron 30%, Glendi Abdi 45% dhe Natasha Mata 25% në shoqërinë Techno – Alb.
Ilir Mata, kunati i Dash Pezës, mikut shumëplanësh i Ramës, na kujton lejet abuzive që Rama, kryetar bashkie, i dhuronte mikut tij, Dashit të Pezës.
Ilir Mata, vetë apo nëpërmjet Natasha Matës, me anë të shoqërisë Techno – Alb, përfitojnë lejen për ndërtimin e kullës “Book Building” në zemër të Tiranës.
Po cilët janë ortakët e tjerë, vëllezërit Dajlan dhe Glendi Avdija/Abdi?
Me një kërkim të thjeshtë, rezulton se këta dy personazhe përpara se t’i jepeshin biznesit të ndërtimit, kanë qenë ortakë në biznes bixhozi (APEX-AL).
Projektues i Book Building, nuk mund të ishte një rastësor. Sigurisht që me kullat kryeministri lejon të merren vetëm arkitektët e tij, miq-klientë të hershëm. Për Book Building radha ishte e 51N4E, që na çon tek Anri Sala.
Se nga cilat nevoja, buron nevoja për të lejuar ndërtime kullash, tashmë është e qartë, por asnjëra nga ato nuk ka lidhje me çfarë është i detyruar të broçkullisë kryebashkiaku.
Pastrim parash e llokma miqve-klientë, ky është themeli i kullave të firmosura nga miku i Dash Pezës, Anri Salës e vargut që pason”.

1.png

Modifikuar më Diel, 07 October 2018 08:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...