DASHI |
Nese tashme jeni ne cift, do te perjetoni momente te lumtura dhe te embla. Per shumicen do jete nje dite e mbushur me dashuri. Duke qene te gezuar edhe humori do jete i mire. Beqaret do bien shume ne sy sot dhe askush nuk do mund t’iu rezistoje. Ne planin financiar do ndermerrni disa rreziqe me shpresen per te permiresuar gjithcka. Do ia dilni mbane! |
DEMI |
Venusi dhe Marsi, keta dy planete mbrojtes se dashurise do ndikojne pozitivisht ne jeten e cifteve. Rezultati: do jete nje dite plot sensualitet. Beqaret do fillojne te luajne me aftesine e tyre joshese. Gjithsesi kujdes nga ndonje lidhje e nderlikuar qe mund te krijoni. Ne planin financiar do jeni te kujdesshem dhe mund te merrni edhe ndonje dhurate parashe. Mos shpenzoni shume! |
BINJAKËT |
Qe prej disa kohesh ndiheni te sigurte ne lidhjen tuaj. Nuk keni bere as cmendurira. Edhe sot do e ruani kete klime stabiliteti. Beqaret do reflektojne shume persa i perket krijimit te nje lidhjeje. Beni ate qe ju ndjen zemra pa menduar per te tjeret. Do keni tendence te blini shume gjera apo te filloni edhe ndonje koleksion. Kujdes, duke shpenzuar shume do ngeleni pa para ne xhep. |
GAFORRJA |
Jeni te lire te beni cdo gje sot me kusht qe te mos e prishni klimen e qete qe ekziston ne lidhjen tuaj. Ruani ekuilibrin! Beqaret do jene mjaft sensuale. Do kene deshire te pelqehen nga te tjeret dhe do ia arrijne qellimit. Kujdes, mos iu besoni shume premtimeve qe do iu bejne! Ne planin financiar do jete nje dite pozitive. Yjet do iu mbrojne dhe do i menaxhoni me mire parate qe keni. |
LUANI |
Nen ndikimin e Henes do refuzoni cdo mundesi komunikimi dhe dialogu me partnerin. Eshte pikerisht kjo qe do te rrezikoje marredhenien ne cift. Beqaret do zgjedhin shume. Nuk do kerkojne gje tjeter vecse personin e rralle. Kujdes, kjo do ju beje te mos jeni te hapur per takime. Edhe sot do keni fat ne planin financiar dhe te ardhurat tuaja do fillojne te rriten. |
VIRGJËRESHA |
Per ciftet dita e sotme do jete e qete. Gjithsesi beni kujdes nga influenca negative e Venusit i cili mund t’ua beje pak jeten te veshtire. Humori i tepruar mund edhe te mos pelqehet aspak nga partneri. Per beqaret pritet nje dite me e mire. Duke qene sensuale do keni me shume mundesi per te joshur. Do takoni dashurine. Do i rregulloni te gjitha problemet financiare dhe kjo do iu gezoje. |
PESHORJA |
Yjet rrezikojne te peshtjellojne qendrueshmerine e lidhjes suaj, sidomos nese jeni te rinj dhe doni te perjetoni emocione te forta. Mos merrni sot vendime te rendesishme per te ardhmen! Edhe beqaret nuk duhet te krijojne nje lidhje sot. Mundohuni me mire te argetoheni me miqte. Urani do vazhdoje t’iu sjelle surpriza ne planin financiar. Besojini instiktit dhe do ia dilni mbane. |
AKREPI |
Nese ju mundoheni te mos e ndryshoni shpesh humorin, do kuptoheni me mire me partnerin. Mos kerkoni me shume se kaq. Beqaret, para se gjithash, do kene nje dite harmonike. Nese jeni te vendosur do e gjeni edhe personin qe aq shume po kerkoni. Me financat tuaja do merret Merkuri kesaj rradhe. Perfitoni nga kjo dhe do e shihni qe do keni nje permiresim te ndjeshem. |
SHIGJETARI |
Megjithese nuk do beni shume per ta joshur edhe me teper partnerin tuaj kjo dite do jete dinamike dhe do iu duket sikur jeni ne muaj mjalti. Per beqaret duket se me ne fund do te shfaqet edhe personi ideal qe do iu beje te lumtur. Persa iu perket financave do realizoni transaksione te mrekullueshme financiare. Gjithsesi beni kujdes dhe tregohuni te matur. |
BRICJAPI |
Nese jeni ne cift marredhenia juaj do jete e rrethuar nga bashkepunimi dhe sensualiteti. Do jete nje dite ne pergjithesi pozitive. Beqaret duhet te bejne kujdes me impulsivitetin e tepruar. Kontrollojeni veten dhe cdo gje do shkoje ashtu si doni. Mos i lini pas dore ata qe do takoni sepse nuk do i gjeni me. Me shume sesa kurre duhet te tregoheni te matur me shpenzimet. |
UJORI |
Marredhenia juaj me partnerin nuk do jete shume e qete sot. Mund te keni edhe probleme ne dashuri. Per beqaret nuk pritet asgje e vecante. Mundohuni te mos mendoni shume per personin ideal dhe dilni argetohuni me miqte. Megjithese pritet qe situata financiare te jete e mire, duhet te beni kujdes nga influenca negative e Marsit dhe Saturnit. Ruani nje ekuiliber. |
PESHQIT |
Nese doni qe marredhenia me partnerin te jete e mire nuk duhet t’i fshihni asgje. Ai nuk i pelqen shume misteret dhe dyshimet prandaj mos i lejoni ato te prishin klimen e qete. Beqaret do bien koke e kembe ne dashuri. Mos ngurroni t’i shprehni te gjitha ato qe ndjeni. Urani do jete ne anen tuaj. Marsi do ju beje te shpenzoni shume. Kujdes, financat nuk do jene shume te mira. |