Janë “Robinsonë” të kohëve moderne. Por ndryshe nga ai të plakur, të varfër, të pafuqishëm.
Jetojnë vetëm, të izoluar dhe në errësirë në pyll. Bëhet fjalë për çiftin Qafa me banim në fshatin Qyrkan në bashkinë e Cërrikut.
Burri qan. Thotë se do të hidhet nga shkëmbi, kurse gruaja i jep kurajo: Do vij edhe unë me ty në burg.
Xhevit Qafa; Pasi dola në pension 70 mijë lekë (qan) të ha një bukë me kripë, nuk më lë rehat.
Xhevit Qafa është rreth 67 vjeç. Para disa kohësh u dënua me burg pasi nuk pagoi dot dritat. Tregon se e mbifaturuan me 300 kilovatë çdo muaj kur ai kishte vetëm një dritë ndezur.
Nuk kishte para t’i shlyente dhe pranoi të jetojë ca kohë në qeli. Banesa e vjetër gati po e zë poshtë. Por historia po përsëritet . Ai ka ende detyrime ndaj OSSHEE. Ka frikë se mos e arrestojnë. Tregon se jetojnë të izoluar në pyll. Se ka vetëm një radio me bateri.
Xhevit Qafa banor në Qyrkan, Cërrik: I kam thënë që unë jam nga e keqja në pikë të hallit, nuk kam ça të bëj më vetëm kam vënë një dritë sa të ha një kafshatë bukë.
Burrë e grua duan ndihmë. Nuk janë hajdutë, por tëpafuqishëm të shlyejnë detyrimin që kanë.
Xhevit Qafa: Unë quhem hajdut me një dritë, se nuk kam asnjë dritë tjetër, nuk piqet as buka, as televizori nuk punon, se nuk ka valë as frigoreferi kam mbetur vetëm më një radio me bateri. Kanë ardh policat e Cërrikut.
Pranvera Qafa: Më mirë të na marrin të dyve të rrimë të dy më mirë.
Edhe banorët këtu në Qyrkan kërkojnë që dikush t’i mbështesë këta të moshuar.
Banor: Këtu është shumë keq edhe për dritë s’ka dritë ky kjo është rreze. Këtu është shumë keq.
Dimri po afron dhe pleqtë janë strukur në banesën e rrënuar dhe pa drita. Por frika më e madhe është që të mos i arrestojnë. /abcnews.al