Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë. Një automjet ka dalën nga rruga dhe ka rënë në një greminë në Dajt. Dyshohet se brenda në makinë ndodhen 3 persona, por ende nuk dihet gjendja e tyre.
“Më datë 07.10.2018, rreth orës 18:30, në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel, një mjet ka dal nga rruga dhe ka rënë në greminë.
Brenda në mjet dyshohet të jenë tre persona.
Në vendngjarje janë dërguar shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe Ambulanca”, thuhet në njoftimin e Policisë.