Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e autoriteteve italiane për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Siç shkruajnë mediat italiane në pranga ka rënë një 19 vjeçar dhe 27 vjeçar, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.
Mësohet se 19-vjeçarit iu gjetën 4 gramë marijuanë të paketuar në dy qese me një vlerë prej 400 eurosh. Ndërsa 27-vjeçarit iu gjet një gramë hashash, një peshore dhe një prerëse dhe e gjitha sasia e gjetur u sekuestrua nga policia.