Gjenerali i Guardia di Financia kundër Ramës për kanabisin

Hënë, 08 October 2018 14:36

Në një përpjekje për të zhvlerësuar rastet flagrante te Agron Xhafajt dhe Xhisielës kryeministri Rama ka folur sot para deputetëve duke thënë se qeverisja e tij po sulmohet si pasojë e luftës që po i bën krimit. Ashtu sic na sulmuam kur luftoninm kundër kanabisit ashtu po na sulmojnë edhe sot ka thënë kryeministri.

Dhe për ti dhënë besueshmëri tezave të tij Rama ka nisur flalimin e tij të transmetuar nga ERTV me fjalët: “Ku janë sot ata që flisnin për kanabisin”?

Me këtë pyetje ai tentonte ta quante këtë një kapitull që vetëm qeveria e tij arriti ta mbyllë pas 30 vjetësh.

Por a është vërtet kështu? A qndron alibia e Ramës dhe a është fituar lufta me kanabisin?
Në një shkrim të saj të egër në fund të qershorit, që vinte theksin në mbrojtjen që qeveria shqiptare i bën krimit (poshtë) gazeta Liberation ngrinte dyshime lidhur me fitoren e luftës ndaj kanabisit.
E përditshmja ishte intervistuar Nicola Altiero (foto e madhe lart), gjeneral brigade ne jug të Italisë, në Bari. Sipas tij vetëm në katër muajt e parë të këtij viti janë sekuestruar 10 tonë hashash me prejardhje nga vendi ynë. Pra nëse kjo shifër shtrihet në të gjithë vitin situata është përsëri alarmante. Ajo nuk ka ndryshim nga 2017 kur u sekuestruan 34,9 kg, dhe mendohet të jetë shumë më e lartë se 2016 me 13,9 dhe se 2015 me 860 kg.
Por, sikur të mos mjaftonin këto shifra Nicola Altiero ka lëshuar edhe një bombë më të rëndë: “Në anën tjetër të Adriatikut justifikohen duke thënsë se malli që kapim ne vjen nga prodhimi i viteve të kaluara. Por ne kemi studiuar përqindjet e principit aktiv të produktit me qëllim që të përcaktojmë moshën e tij. Dhe ne mendojmë se ai nuk është më i vjetër se gjashtë muaj” tregoi për Liberation zyrtari i lartë i policisë në Bari.
Pra edhe me shifra edhe me analiza propaganda qeveritare se beteja me hashashin është fituar rrëzohet nga Italia. Imagjinoni tani kur ajo përdoret edhe si alibi për fitoren me llojet e tjera të krimit.

droge.PNG

 

 

 

 

 

Modifikuar më Hënë, 08 October 2018 14:41
Login to post comments