Shqipëria, “koprracja” e rajonit – Shteti që shpenzon më pak për qytetarët e vetë, vetëm 20% të PBB  

Hënë, 08 October 2018 14:32

Shqipëria është vendi në të cilin shteti harxhon më pak për popullsinë në raport me ekonominë, ndër vendet e Ballkanit Perëndimor. Këtë gjë e konfirmon Banka Botërore në raportin më të fundit për rajonin.

Në listën e shpenzimeve publike përfshihen pagat, pensionet, asistenca sociale dhe ajo e papunësisë si dhe shpenzimet kapitale, ose shkurt investimet publike, pra çdo shumë parash të cilën shteti e kanalizon drejtpërdrejtë në interesin e qytetarit. Sipas Bankës Botërore, kjo normë në vendin tonë fiksohet në vetëm 20%, ndërkohë që grafiku e tregon qartë se në të gjitha vendet e tjera të rajonit, norma është bindshëm më e lartë, madje në mbi 30% në rastet e Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Pas Shqipërisë në renditje vjen direkt Kosova me një normë rreth 23%. Ky konstatim i Bankës Botërore vjen vetëm pak ditë pas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Financave që flisnin për një dështim të planifikimit fillestar të buxhetit të 2018-ës për investimet dhe shpenzimet sociale.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë qartë se, në raport me masën e ekonomisë, shteti shqiptar shpenzon shumë pak për qytetarët e vetë, dhe në këtë drejtim gara rajonale është përfundimisht e humbur; shteti shqiptar është më dorështrënguari në Ballkan me shtetasit e tij.

Modifikuar më Hënë, 08 October 2018 14:35

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...