Një në katër persona rrezikon që një herë në jetë të preket nga sëmundjet e shëndetit mendor sipas të dhënave të OBSH.
Madje referuar statistikave mendohet që në dy vitet e ardhshëm sëmundjet e shëndetit mendor të do të kryesojnë listën e sëmundshmërisë.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se në kudër të sistemit të integruar të shërbimeve synohet që shërbimi për personat më sëmundje të shëndetit mendor të ofrohet sa më pranë komunitetit.
Sëmundjet e shëndetit mendor kanë një sërë shkaktarësh, një ndër ta është edhe stresi. Kështu gjashtë në 10 të rinj përjetojnë stres të niveleve të larta që mund të shkaktojë edhe sëmundje të shëndetit mendor.
Vetëm 25% e të rinjve që janë diagnostikuar me sëmundje të shëndetit mendor kanë marrë trajtimin dhe kujdesin e duhur.
Ndërsa vonesa nga moment i shfaqjeve të problemit mendor deri në momentin që kërkojnë ndihmë të specializuar është 10 vjet.