Shqipëria ka bërë progres të lehtë në drejtim të pastrimit të parave. Këtë gjë e thotë “Indexi AML i Baselit”, indikatori më prestigjioz në nivel global sa i përket pastrimit të parave, dhe që rendit 129 vende të botës.
Në këtë renditje Shqipëria mban vendin e 55-të, me vendin e parë që regjistron performancën më të dobët dhe vendin e fundit me performancën më të mirë. Në këtë index, Shqipëria grumbullon 5.57 pikë, nga 5.65 të vitit të kaluar.
Në rajon ndërkohë, Serbia dhe Bosnje Hercegovina kanë një performancë më të dobët se Shqipëria dhe ndër të tjera kanë pësuar një përkeqësim në pikëzim në krahasim me raportin e kaluar.
Me dy fqinjët territorialë ndërkohë, Malin e Zi dhe Maqedoninë nuk ka garë, pasi të dy vendet kanë bërë një progres mbresëlënës në harkun e një viti.
Maqedonia renditet si vendi i 5-të në botë me performancën më të mirë në drejtim të pastrimit të parave, ndërsa Mali i zi si vendi i 11-të me perfornacnë më të mirë.
Në nivel global ndërkohë, Finlanda regjistron performancën më të mire ndërkohë që Tajikistani regjistron performancën më të dobët.