Tentojnë të vjedhin një banesë vilë , kapen në flagrancë nga policia 2 autorët e dyshuar në momentin që po nxirrnin materialet për ti transportuar.
U sekuestrohen në flagrancë materialet që po tentonin të vidhnin.
Dokumentohen me prova ligjore si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura.
Gjithashtu, vazhdojnë kontrollet e befasishme në lokale, akse rrugore e ambiente të ndryshme nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim edhe me forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Shoqërohen në ambientët e policisë për verifikim, 7 persona kryesisht me preçedentë penale të mëparshëm për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas një pune hetimore profesionale dhe të mirëorganizuar, u bë i mundur ndërhyrja në kohë rekord duke kapur në flagrancë 2 shtetas në tentativë për të vjedhur në një banesë vilë ( pa persona brenda), ku po nxirrnin materialet nga banesa për ti transportuar.
Konkretisht :
– Bardhok Miza, 42 vjeç, banues në Kurbin
– E.M. 17 vjeç, banues në Kurbin.
Këta 2 shtetas, u kapën në flagrancë duke vjedhur në banesën vilë të shtetasit N.K. në Ishull Shëngjin në Lezhë, ku iu sekuestruan në cilësinë e proves materiale në flagrancë, edhe pajisjet shtëpiake që po tentonin të vidhnin, si:
– frigorifer
– tavolinë
– karrike
– lavatriçe
– disa vegla pune dhe pajisje të tjera shtëpiake
– etj.
Gjithashtu, të arrestuarit, janë dokumentuar me prova ligjore si autorë të dyshuar edhe të vjedhjeve të ndodhura më parë :
– Më datë 27.09.2018, dyshohet të kenë vjedhur me thyerje marketin në pronësi të shtetasit E.L. , në Shënkoll – Lezhë.
– Më datë 09.10.2018, dyshohet të kenë vjedhur dyqanin e elektroshtëpiakëve në pronësi të shtetasit M.Xh. në Lezhë.
Materialet proçedurale në ngarkim të tyre , i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale ” Vjedhje” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Gjithashtu, kontrolle të befasishme do vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e ngjarjeve kriminale,si dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.