Ish-drejtuesi i policisë: Oficerët që hetojnë "Babalen" janë nën presion

Diel, 14 October 2018 18:38

Ish-drejtuesi i lartë në polici, Arjan Hoxha, aktualisht sekretari i Shoqatës së Policëve në Lirim i ftuar në studion e Fax News ka komentuar çështjen e audio-përgjimit ‘Babale’.

Sipas Hoxhës oficerët e policët janë në një trysni të madhe, duke qenë se personi nën hetim është vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agroni

Për sekretarin e Shoqatës së Policëve në Lirim, ndërhyrja e kryeministrit dhe deklaratat e tij janë flagrante dhe të pakumtimta dhe tregojnë haptazi sesa e kapur është Policia e Shtetit.

‘Unë do ta trajtoja më tepër nga ana e aspektit teknik, si duhet trajtuara kjo e dhënë për kryerjen e veprës penale për të shkuar sa më shpejt në zbulimin e së vërtetës dhe autorëve të mundshme të kësaj vepre penale.

Në opinionin tim është e pakuptimtë ndërhyrja e menjëhershme e kryeministrit të vendit në veprime që janë tërësisht teknike të organit të akuzës pra prokurorisë, duke i paraprirë hetimit.

Deklarata e kryeministrit që kemi të bëjmë me një spekulim ishte shumë e shpejtë dhe vetë institucionet e specializuara për të bërë verifikimin do ta kishte mjaft të pamundur që të arrinte në një rezultat të tillë, sepse duheshin marrë kampionet e zërit të Agron Xhafës të krahasoheshin me komunikime të tjera të tij, atë ç’ka ishte vënë në dispozicion të prokurorisë.

Ata do dilnin me një akt të argumentuar me fakte konkrete. Kemi edhe prova të tjera si këqyrja e tabulateve telefonike, apo qelizave të vendndodhjes së personave në momentin që pretendohet se është kryer ky përgjim komunikim. Do arrihej një konkluzion të saktë nëse është manipuluar përgjimi.

Asnjë nga oficerët e policisë gjyqësore që gjenden nën juridiksionin e ministrit të Brendshëm nuk duhet të merrte pjesë në veprime procedurale sepse organi i Prokurorisë ka mjaft burime njerëzore, duke qenë se ky rast ishte specifik, jo i ngjashëm me raste të tjera.

Të jemi realist oficerët ndodhen në një trysni të madhe. Përgjigja është evazive nëse mund të jetë zëri apo jo i Agron Xhafës. Ekspertët nuk janë të qartë por të ndërthur me prova të tjera mund të japim një version më të qartë.

Ka telefonata ka përgjime që tregojnë se janë prova që nuk mund të cënohen. Ne nuk jemi këtu për t’i besuar asnjërit prej dëshmive, vetëm provat shkencore.

Kam qenë pjesë e Policisë së Shtetit dhe aq sa kam qenë unë nuk ka patur raste kaq flagrance. Ku të ketë ndërhyrje për të prishur këtë balancë. Nuk e di në çfarë presionin janë oficerët e policisë. Natyrisht që ka presion. Kemi dy tre raste që janë të përfshirë politikanët’, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...