Jepet alarmi për degradimin e Bylisit

Diel, 14 October 2018 18:44

Neritan Ceka prej pak vitesh është rikthyer në krye të ekspeditave arkeologjike në Bylis.

Aty ky drejtoi gërmimet në vitet 1978-1991, duke zbuluar teatrin, stadiumin, shëtitoret, gjimnazin dhe disa nga hyrjet dhe kullat e fortifikimeve të qytetit ilir.

Por tani nuk e fsheh zhgënjimin dhe tregohet kritik e i drejtëpërdrejtë ndërsa tregon shkëlqimin dhe rrënimin e qytetit antik.

Bylisi antik ndodhet vetem 4 km nga rruga kryesore e Ballshit.

Ai është destinacioon i shumë vizitorëve të apasionuar pas historisë, arkeologjisë apo arkitekturës.

Mbi të gjithë një pasuri e paçmuar.

Por përshtypja e mundësës së vemendjes nga autoritetet jepet në hyrje të parkut

Gërmimet qytetin ilir të Bylis nisi në vitin 1976.

Për vite me radhë aty punuan ‘gjeneralët” e arkeologjisë shqiptare të ndihmuar nga një ushtri studentësh dhe punonjësisht.

Ata nxorrën në dritë këtë rrënojat e qytetit duke dokumentuar historinë ilire!

Por prej vitesh në Bylis nuk flitet më për gërmime të mirëfillta arkeologjike, por pastrime, matje, e plotësime dokumentacioni.

Ekspedita e fundit kishte vetëm dy arkeologjë, një teknik dhe disa punëtorë. E gjitha kushtoi vetem 120 mijë lekë!

Braktisja thotë Ceka ka nisur prej vitesh, ndërsa ngre alarmin se kjo po rrezikon katastrofën sic e cilëson Ai rrezikun e degradimit të parkut arkeologjik.

Në punën dhe përpjekjen për të zbuluar, mbrojtur dhe reklamuar Bylisin antik, Profesor Ceka ka në krah edhe vajzën e tij, Ashtu si dikur Ai shoqëronte të atin, Arkeologun e njohur Hasan Ceka.

Orgita po vijon traditën e familjes ndërsa po mbron doktoraturën në një Universitet gjerman pikërisht për Bylisin Antik.

Puna është përqëndruar kryesisht tek pjesa e teatrit, Aty ku u gjeti Ora Neës gjatë përgatitjes se këtij materiali.

Pjesa më e njohur e qytetit që sipas rindërtimit ka qenë po aq madhështor sa ato të qyteteve antike më të njohura të historisë.

I ndërtuar në formën e gjysmë rrethit ai kishtë të përshtatur një tërren të ngritur ku vini të ndërtuara shkallare!

Teatri 7500 spektatorë i cili shërbente jo vetëm për shfaqje të ndryshme teatrale dhe muzikore për banorët e qytetit dhe zonave përqark tij por edhe si vend mbledhjesh ku merreshin vendime të rëndësishme për fatet e bashkësisë byline.

Gjatë përgatitjes së këtij materiali, Neritan Ceka na riktheu në vëmendje punën e bërë aty për vite me radhë nga emra të njohur të arkeologjisë shqiptare që nxorrën në dritë Bylisin, një qytet tipik ilir.

Fillimet e tij i takojnë mesit të shekullit të IV-të para Krishtit dhe deri në fundin e shekullit të VI-të pas Krishtit.

10 shekuj jetë që kanë lënë pas këto gjurmë dhe histori.

Shëtitoret ose stoat janë një pjesë tjetër e rëndësishme.

Arkeologu Neritan Ceka shpjegon se stoa A e gërmuar në vitet ’80 është një prej monumenteve më të mëdhenj të Qytetin Antik i ndërtuar me dy kate.

Të famshme janë 5 bazilikat që tregojnë 3 periudhat kryesore të jetës në qytetin përfaqësues të qytetërimit ilir.

Bazilikat e Bylisit janë ndër monumentet më të pasura në Ballkan jo vetëm për dyshemetë me mozaikë në një sipërfaqe prej 1000m2, por edhe për skulpturën e pasur dekorative.

Motivet janë të ndryshme. Mbizotërojnë ato floreale, gjometrike, zoomorfe e njerzore si interpretim i dogmës kristiane por nuk mungojnë edhe skena me pamje nga jeta e perditëshme.

Por prej vitësh këta mozaikë, kanë mbetur të fshehura! ndaj Ceka thekson nevojën r ndërhyrjeve për ti bërë ato të vizitueshme.

Qyteti shtrihet në një sipërfaqe prej 30 hektarësh.

Koha e trazuar me dyndje të shumta barbarësh fillimisht dhe sllavësh më vonë i detyroi Bylinët të ndërtojnë një mur të ri mbrojtës i cili rrethonte 1/3 e sipërfaqes së qytetit

Ai ishte pajisur me hyrje dhe kulla të shumta mbrojtëse pasi jashtë tij ishin ndërtuar dy bazilika, D dhe E si dhe banesa.

Por Muri Bizantin mbyll kështu historinë kulturore të Bylisit.

Qyteti u shkatërrua nga dyndjet barbare në vitin 586 gati 1000 vjet nga themelimi i saj.

Por ajo ka mbetur është padyshim një prej qendrave më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...