Ndër 5 bebe një vjen në jetë me operacion dhe jo me lindje natyrale. Sipas statistikave, nga viti 2000 deri më sot, lindjet çezariane janë trefishuar në nivel global. Të dhënat që janë publikuara në revistën ‘Lancet’, janë bazuar në studimet e kryera 169 vende të botës. Ka rezultuar se sot 35.3 % e lindjeve janë pikërisht me operacion, kundrejt 12 % që ishin para viteve 2000.
Vendet nordike janë ato që aplikojnë ende në limitet e duhura sipas mjekëve, në 10-15 % të rasteve, pikërisht siç vlerësohet nga mjekësia pra, kur nëna ose fëmija është në rrezik. Ndërsa vendet që kanë arritur në rreth 60 % janë Republika Domenikane, Brazili dhe Turqia.
Sipas mjekëve, shkaqet e kësaj tendence, ku lindja si proces natyral po mënjanohet gjithnjë e më tepër, janë disa. Shpesh mjekët e rinj tentojnë të evitojnë lindjet natyrale. Sipas njërit prej autorëve të studimit Gerard Visser, u duhet kushtuar më tepër vëmendje grave që lindjen natyrale ta përjetojnë pa frikë dhe të kenë më tepër mbështetje mjekësore.