Ka mbërritur edhe reagimi i parë pas publikimit të listës së portaleve të parregjistruara dhe që u kërkohej të paraqiteshin pranë QKB për të marrë niptin përkatës.
Respublica.al, ka reaguar me një koment në faqen e saj të cilin po e sjellim të plotë.
Për KARAGJOZIN që qeveris Shqipërinë
Autoriteti i Komunkimeve Elektronike dhe Postare publikoi sot listën me 44 portale që duhet të regjistrohen si biznese të rregullta, duke nënvizuar se duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online.
Publikimi i kësaj liste vjen pas paralajmërimit të kryeministrit për të gjobitur mediat online që nuk janë të regjistruara. Mjafton një shikim i shpejtë i listës për të verifikuar se ajo nuk është e saktë. Kjo pasi pjesë e listës është edhe Respublica.al, e deklaruar që ditën e parë të ekzistenceës se saj. NË VITIN 2010 KUR Z. RAMA ISHTE NË OPOZITË. Këtë e vërteton edhe çertifikata e regjistrimit të Respublica.al
Por me kryesorja është se AKEP konfirmon që listen ia kanë dërguar, dhe nuk e ka përpiluar vet. Pyetja që kërkon përgjigje është kush e bëri këtë listë që serviret si pasqyrë e mediave online të paregjistruara?