×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Masakra në Mat, flet gruaja e autorit: Pse nuk e braktis bashkëshortin

Hënë, 15 October 2018 13:20

Bashkëshortja e Kujtim Koxhës, i cili vrau tre persona dhe plagosi një tjetër, do ta mbështesë të shoqin, pavarësisht krimit të rëndë. 

E kontaktuar dje nga “Panorama”, Vjollca Koxha mohoi që i shoqi të ketë qenë person i dhunshëm dhe problematik në fshat. Sipas saj, e gjithë kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur për shkak se viktimat (punonjësit e ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve) e kanë qëlluar Kujtimin me shishet e birrës.

Vjollca posedonte një fjalor mjaft të varfër, ndoshta ndikuar edhe nga mungesa e shkollimit dhe izolimi social në zonën e thellë të Macukullit. “Ai ka bërë gabim që i vrau, por ata e kanë qëlluar të parët dhe ne këtej themi se dy duar për një kokë janë”, theksoi dje ajo, teksa shtoi se nuk do ta braktiste të shoqin, pavarësisht kësaj ngjarjeje.

Znj. Vjollca, si e mësuat ju vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetri nga bashkëshorti juaj?

Më lajmëruan banorët e fshatit. Unë nuk dija asgjë se çfarë kishte ndodhur. Ata më thanë se çfarë kishte bërë Kujtimi.

Banorët janë shprehur se ju e keni ndjekur nga pas Kujtimin për ta ndaluar…

Jo, jo, kjo nuk është fare e vërtetë. Si do ta ndiqja unë për ta ndaluar, kur nuk kam qenë në shtëpi? Askush nuk ka qenë në shtëpi kur Kujtimi ka shkuar dhe ka marrë, armën pasi edhe fëmijët nuk i kemi këtu.

Ju ku ndodheshit?

Unë po vilja misrat në arë, disi larg shtëpisë dhe nuk dija fare se çfarë po ndodhte.

Po fëmijët ku i keni?

Ata jetojnë të gjithë jashtë vendit…

Banorët e kanë përshkruar Kujtimin si një person të dhunshëm. Për disa konflikte aty në fshat, por edhe për dhunë në familje. Si do ta përshkruanit ju bashkëshortin?

Kjo nuk është e vërtetë. Kujtimi nuk i binte kurrë në qafë njeriu dhe shihte punën e tij. Nuk ka pasur me askënd probleme këtu dhe më shumë se unë, s’e njeh njeri, se kam kaluar me të 30 vite martesë. Kemi 30 vite me njëri- tjetrin dhe nuk kemi pasur asnjë problem.

Pra, ju po thoni se nuk jeni dhunuar gjatë këtyre viteve të martesës?

Po, ne kemi gjithë këto vite me njëri-tjetrin dhe s’më ka dhunuar asnjëherë. Nuk e di kush i thotë këto se paska qenë i dhunshëm dhe problematik këtu në fshat dhe në familje…

A pinte Kujtimi?

Jo, këtu në shtëpi asnjëherë. Pinte ndonjëherë kur bëhej me shokët e tij, por në shtëpi nuk pinte asnjëherë.

Znj, Vjollca, a keni ju informacion se çfarë ka ndodhur ditën e ngjarjes dhe pse bashkëshorti juaj kreu këtë krim të rëndë?

Unë thashë se nuk kam qenë aty dhe nuk di se çfarë ka ndodhur. Por kam dëgjuar nga banorët se ata (viktimat) e kanë gjuajtur me shishen e birrës… Ata e kanë dhunuar të parët, ndaj ka reaguar në këtë mënyrë. Se dy duar për një kokë janë…

Pas gjithë kësaj që ka ndodhur, çfarë do t’i thoshit bashkëshortit tuaj?

Nuk di se çfarë mund t’i them atij. Nuk di ç’të them. Nuk po them se ka bërë mirë që i ka vrarë, por ata e kanë ngacmuar dhe ai ka reaguar.

A do të shkoni në Gjykatë nesër (sot)? Ju e keni braktisur bashkëshortin pas këtij krimi apo do ta mbështesni, pavarësisht kësaj ngjarjeje?

Jo, nuk kam pse ta braktis. Ai është burri im, pavarësisht se çfarë ka bërë. E thashë se ne kemi 30 vjet bashkë dhe unë do t’i qëndroj pranë. Ka bërë gabim të madh, por unë nuk e braktis.

Çfarë veprimi keni bërë deri më tani në lidhje me familjet e viktimave? Keni çuar njerëz për falje apo qoftë edhe për besë?

Tani për tani, unë nuk kam asnjeri që ta bëjë këtë, pasi sot për sot jam vetëm këtu. Kam këtu vetëm motrën e burrit pasi vetëm një javë para se të ndodhte kjo ngjarje ne martuam vëllain e Kujtimit. Kemi provuar t’i çojmë njerëz për besë vetëm njerëzve të fqinjit tonë, që mbeti i vrarë. Por deri më tani nuk na kanë kthyer përgjigje.

Çfarë do t’u thoshe familjeve të viktimave?

Nuk di çfarë t’u them. S’kam përgjigje për këtë…

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...