Kompania Bastarena ka nxjerrë blof në mënyrë spektakolare Edi Ramën lidhur me debatin për lojërat e fatit.
Në një postim në rrjetet sociale kompania në fjalë deklaron tekstualisht se “Bastarena, si e vetmja kompani e licensuar e lojrave të fatit online, nuk preket nga këto ndryshime”, duke nxjerrë gënjeshtar publik Kryeministrin Rama.
Ky I fundit, jo më larg se sot, në një SMS drejtuar gjithë deputetëve të Partisë Socialiste u thotë tekstualisht që “të mos dëgjonjnë shpifje për monopol online”.
Por nga ana tjetër, kompania e shumëpërfolur Bastarena e pranon vetë publikisht se do të jetë evetmja kompani që do të operojë në treg, pra, me pak fjalë do të ketë monopolin online të lojrave të fatit.
Ja postimi i plotë i Bastarena
“Në zbatim të masave të marra nga qeveria, duke filluar nga data 1 janar 2019 do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike si dhe pikat e basteve/llotot, përvec atyre online. Bastarena, si e vetmja kompani e licensuar e lojrave të fatit online nuk preket nga këto ndryshime. Bastarena ju siguron se llogaritë tuaja janë plotësisht të sigurta dhe ju fton të luani dhe të argëtoheni”.