Shitjet, Sejko premton kontroll – Garanci për aktorët e rinj në tregun bankar

Hënë, 15 October 2018 16:58

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë javën e kaluar në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, që u zhvilluan në Bali, Indonezi.

Gjatë pjesëmarrjes në këto mbledhje, Guvernatori Sejko zhvilloi disa takime të rëndësishme me personalitete të njohura të fushës financiare ndërkombëtare. Gjatë takimeve, Guvernatori Sejko bëri një ekspoze të situatës ekonomike dhe financiare shqiptare.

Ai theksoi se aktiviteti ekonomik në vend ka vijuar të shënojë përmirësim dhe shprehu angazhimin e Bankës së Shqipërisë për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë.

Guvernatori tha se Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të japë gjithë mbështetjen e duhur, nëpërmjet vazhdimit të stimulit monetar, me synim nxitjen e aktivitetit ekonomik dhe kthimin e inflacionit në objektiv.

Për sa i përket sistemit bankar, Guvernatori u shpreh se ai shfaqet me tregues mjaft të mirë financiarë, i mirëkapitalizuar dhe likuid. Rënia e mëtejshme e treguesit të kredive me probleme në nivelin 12.9%, më i ulëti në këto vitet e fundit, është një shenjë pozitive, që i hap rrugë rritjes së pranisë dhe kontributit të sistemit bankar në ekonomi.

Më tej, Guvernatori Sejko theksoi se sistemi bankar është aktualisht nën një proces konsolidimi dhe siguroi përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së se Banka e Shqipërisë do të ushtrojë me përpikmëri dhe rreptësi rolin e saj rregullator dhe mbikëqyrës, duke garantuar që aktorët e rinj në treg të përmbushin plotësisht kërkesat ligjore, e duke ruajtur të pacenueshëm stabilitetin financiar të vendit.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së vlerësuan pozitivisht rolin dhe politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, e cila ka kontribuar në zhvillimin dhe stabilitetin makroekonomik të vendit.

Në veçanti, mbajtja e një kursi akomodues të politikës monetare, ndërhyrjet në tregun valutor me qëllim ruajtjen e objektivit të inflacionit, si dhe kujdesi i vazhdueshëm i treguar në drejtim të ruajtjes së stabilitetit financiar, u cilësuan si veprime mjaft të nevojshme dhe të përshtatshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...