Mbijetesa e të verbëri?! – Hysa: Pagesa nuk është as sa minimumi jetik. Punësimet janë sporadike

Hënë, 15 October 2018 17:00

Mbi 10 mijë të verbër në Shqipëri kërkojnë të drejtat e tyre. Në një marshim simbolik në ditën e Shkopit të Bardhë, të gjithë personat që nuk shikojnë kanë kërkuar që të përmirësohet infrastruktura, të punësohen dhe të kenë pagesa dinjitoze.

Presidenti i Shoqatës së të verbërve Ardjan Hysa në emër të të verbërve ka kërkuar që të rritet numri i punësimeve për këtë kategori e në të njëjtën kohë të ketë edhe rritje të pagesës e jo thjesht indeksim të saj. Ndërkohë që të gjithë verbrit nuk kanë aksesueshmëri në informim, arsim të integruar, apo të kenë kushte për lëvizjen autonome të tyre.

Aktualisht në vendin tonë janë rreth 3500-4000 persona të verbër të cilët bëjnë pjesë në kategorinë e parë, pra kanë nevojë për kujdestar dhe pagesa që ata marrin është rreth 10017 lekë, as sa minimum jetik i përcaktuar. Një tjetër vështirësi me të cilën ndeshen personat që nuk shikojnë është punësimi.

Gjergji Smakaj është 24 vjeçar fatlum i diplomuar për psikologji dhe që është punësuar. Por sipas tij duhet që të zbatohet ligji për punësimin e personave që nuk shikojnë, duke ju mundësuar infrastrukturën e duhur.

Sipas të dhënave të shoqatës së të verbërve në të gjithë vendin mund të jenë jo më shumë se 15 persona të punësuar edhe pse mund të kenë të gjitha kualifikimet e nevojshme. Në këtë situatë natyrshëm të lind pyetja se si mbijeton një i verbër në vendin tonë?!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...