Forumi Ekonomik Botëror ka publikuar raportin e fundit të Konkurrueshmërisë Globale (2018-2019), sipas të cilit, në sitën e 140 ekonomive botërore, Shqipëria renditet e 76-ta, me përmirësim prej 4 shkallëve krahasuar me një vit më parë.
Garën rajonale duket ta ketë fituar Serbia, e renditur e 65-a, ndjekur nga Mali i Zi, i 71-i. Ndërsa Shqipëria, në kompleksin e komponentëve të studiuar, renditet më lart se sa Maqedonia e 84-a dhe Bosnja e Hercegovina e 91-a.
Nga analiza e detajuar e raportit konstatohet se faktori më problematik , është krimi i organizuar, performanca e gjyqësorit, eficensa legjislative, ndjekur më pas edhe nga problematika në të drejtat e pronësisë. Një tjetër shqetësim, pjesë e një komponenti të rëndësishëm, si ai i institucional, është aftësia ligjorë për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Më pas renditen inflacioni, aksesi në financë, rregullimi i taksave, tregu i punës, tregu për një produkt të caktuar, për të vijuar deri te shqetësimet e tjera insitucionale dhe infrastrukturore. Në çështjet infrastrukturore, vijojmë të përformojmë keq në ndërlidhjet rrugorë dhe eficienca e lidhjes përmes trenave.
Një vit më parë, në renditjen e vitit 2017-2018, Shqipëria renditej e 80-a, me 5 shkallë përmirësimi nga një vit më parë. Sipas analizës, ka qenë korrupsioni shqetësimi kryesor, me 23.6 pikë, i ndjekur nga taksat me 21.3 pikë.
Këtë vit, analiza ka ndryshuar, duke u bazuar kryesisht te kapitali njerëzor, analizat rreth produktivitetit nga ku ka marrë emrin “Indeksi i Konkurrueshmërisë Globale 4.0”.
Këtë vit, Shqipëria ‘suprizon’ me një faktor. Për herë të parë, jemi në majën e klasifikimit për një tregues në të gjithë botën. Sipas raportit, Shqipëria renditet e para në botë për lehtësinë e punësimit të të huajve në tregun e saj të punës.
Raporti merr në konsideratë 12 shtylla kryesore : institucionet; Infrastruktura; mjedisi makroekonomik, shëndeti dhe edukimi parësor; edukimi i lartë dhe trajnimi; eficienca e tregjeve; eficienca e tregjeve të punës; zhvillimet e tregut financiar; teknologjia; madhësia e tregjeve; sofistikimi i bizneseve; novacioni, shkruan "Monitori".
Shqipëria ka renditjen më të mirë në treguesin e shëndetit dhe edukimit primar. Edhe edukimi i lartë dhe trajnimi kanë renditje pozitive. Më keq Shqipëria paraqitet në treguesin e risive dhe sofistikimit.
Shtetet më konkurruese në botë mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Singapori, Gjermania, Zvicra, Japonia dhe Hollanda. Renditen në fund Haiti, Jemeni dhe çadi.
Studimi i FEB është një ndër vlerësimet më të plota dhe komplekse të ekonomive kombëtare.
Në përmbledhje, në mes të ndryshimeve të shpejta teknologjike, politike dhe një rimëkëmbje e brishtë ekonomike, është kritike që ne të përcaktojmë, vlerësojmë dhe zbatojmë rrugë të reja
për rritjen dhe prosperitetin. Produktiviteti është më së shumti përcaktues i rëndësishëm i rritjes dhe të ardhurave afatgjata dhe është në qendër të analizës.
Edicioni 2018 i Raportit të Konkurrencës Globale paraqet një moment historik në historinë e katër dekadave , me futjen e Indeksit të ri të Konkurrueshmërisë Globale 4.0. Indeksi i ri hedh dritë mbi një grup në rritje të drejtuesve të produktivitetit dhe rritjes afatgjatë në epokën e Revolucionit të Katërt Industrial. Ai siguron një busull shumë të nevojshëm për politikëbërësit dhe palët e tjera të grupit të interesit për të ndihmuar në hartimin e strategjive ekonomike dhe monitorimin e progresit.