Dita e mërkurë ka nisur pozitive për dollarin amerikan pas rënies së regjistruar një ditë më parë. Valuta është rritur sot me 0.3 lekë për njësi kundrejt monedhës vendase duke u ngjitur në kuotën e 108 lekëve në blerje dhe 108.8 lekë në shitje.
Ndërkohë, paundi britanik vijon të zhvlerësojë lekun. Monedha është forcuar sot me 0.2 lekë për një krahasuar me ditën e martë. Sterlina këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 142.2 lekë.
Ndërsa, vlera e euros vijon të mbetet e pandryshuar edhe gjatë ditës së mërkurë. Monedha europiane, ashtu si një ditë më parë fiksohet në kuotën e 125 lekëve në shitje dhe 125.8 lekëve në blerje.
Sa i takon valutave të tjera, dollari australian ka regjistruar luhatje të mëdha në tregun e këmbimit valutor vendas. Valuta ka shënuar një rënie me plot 2.5 lekë për njësi ndaj monedhës vendase, duke zbritur kështu në kuotën e 77 lekëve.
Rënie gjatë ditës së sotme ka pësuar edhe franga zvicerane, e cila këmbehet sot për 108.8 lekë në blerje dhe 109.8 lekë në shitje. Ndërsa, dollari kanadez ka shfaqur një tendencë rritje gjatë ditës së sotme, duke u ngjitur në kuotën e 83 lekëve.