50 mijë shqiptarë janë në Gjermani, nga 14 mijë në 2013

Premte, 19 October 2018 17:27

Të dhënat e përpunuara të `Scan` të mundësuara nga Zyra Federale e Statistikave në Gjermani tregojnë se në parajsën aktuale të shqiptarëve, jetojnë rreth 50 mijë shqiptarë nga Shqipëria, dhe rreth 130 mijë shqiptarë nga Kosova.

Numri total i shqiptarëve nga Shqipëria duket tepër i vogël po të kemi parasysh flukset e larta migratore të shqiptarëve gjatë 4 viteve të fundit. Deri në 1 janar të vitit 2017 në Gjermani numërohet të kenë qenë rreth 49 mijë shqiptarë. Por, për të kuptuar realisht se sa janë shtuar shqiptarët në Gjermani, mjafton të themi se në vitin 2013, në ekonominë më të madhe të europës jetonin vetëm 14 mijë shqiptarë. Pra, në 4 vite, rritja fiksohet në rreth 260%.

Zyra federale e statistikave në Gjermani sqaron kështu për `Scan` se, në vitin 2010 në vend jetonin vetëm 10130 shqiptarë nga Shqipëria. Po të bëjmë krahasim me vendet e tjera të Europës, asnjë popull tjetër nuk ka pësuar një rritje kaq të madhe të emigrantëve, duke i dhënë trajtën e një dyndje të vërtetë.

Të njëjtat të dhëna tregojnë gjithashtu se, shqiptarët nuk janë dorëzuar. Gjatë vitit të kaluar, numërohen rreth 10600 të cilët kanë hyrë në gjermani, në rritje të lehtë me vitin paraardhës. Rekordi i shqiptarëve në Gjermani ndërkohë është në vitin 2015, kur pjesa dërrmuese hynë si azilkërkues.

Atëherë Gjermania numëronte 75 mijë shqiptarë që jetonin në vend dhe rreth 68 mijë hyrje. Që prej vitit 1991 numri i shqiptarëve që kanë hyrë në Gjermani është luhatur ndjeshëm, dhe këtë e tregon qartë grafiku, ku tendenca pas vitit 2013 është e qartë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...