Shpërblimet e lindjeve pa paguar, 40 mijë nëna nuk kanë marrë bonusin, detyrimi 200 milionë lekë

Premte, 19 October 2018 17:21

Ndërsa Qeveria publikoi vetëm pak javë më parë nismën më të fundit për nxitjen e lindjeve, e cila parashikon shpërblim prej 40 mijë lekësh për çdo fëmijë, mësohet se aktualisht për 40 mijë lindje nuk është shpërndarë ende shpërblimi që përcakton ligji aktual.

Aktualisht rezulton në rreth 200 milionë lekë, afërsisht 2 milionë dollarë, detyrimi i prapambetur i akumuluar nga mosshpërndarja e shpërblimit prej 5 mijë lekësh që përfiton çdo nënë pasi sjell në jetë fëmijë.

Shifra është bërë publike në projektbuxhetin për vitin 2019, ku Qeveria parashikon një fond prej 200 milionë lekësh për Ministrinë e Brendshme si detyrime të prapambetura për shpërblimet e lindjes.

Ndërkaq, përmes nismës së Qeverisë për nxitjen e lindjeve, nga 1 janari 2019 do të ketë shumëfishim të bonusit për çdo bebe të ardhur në jetë. Fëmija i parë i një çifti do të marrë 40 mijë lekë, 8-fishi i bonusit të sotëm prej 5 mijë lekë. Fëmija i dytë do të marrë 80 mijë lekë, 16-fishi i bonusit të sotëm prej 5 mijë lekë, ndërsa fëmija i tretë do të marrë 120 mijë lekë, pra 24 fish i bonusit të sotëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...