‘Shullazi’, shtyhet sërish seanca

Tuesday, 23 October 2018 10:11

Shtyhet sërish seanca për dosjen ‘Shullazi’. Ndonëse seanca ishte parashikuar të zhvillohej sot në orën 10:00, avokatët mbrojtës të të pandehurve kanë kërkuar më shumë kohë për  përgatitjen e mbrojtjes.

Pas kërkesës, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të shtyjë seancën për në datën 30 tetor, ndërsa në sallë nuk ishte pjesëmarrës asnjë nga të pandehurit.

Rreth dy  javë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dha pretencën për Emiljano Shullazin dhe 4 anëtarë të tjerë të grupit të tij, që akuzohen për gjobvënie.

64 vite burg në total ka kërkuar Prokuroria për Shullazin me shokë.  Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 17 vjet burgim për Emiljano Shullazin, 15 vjet burgim për Gilmando Danin, nga 11 vjet burgim për Endri Zelën dhe Endrit Qyqen dhe 10 vjet burgim për Blerim Shullazin.

Në materialin prej 66 faqesh, prokurorët kishin renditur argumentat dhe provat mbi bazën e të cilave kërkuan edhe fajësinë e të akuzuarve.

Sipas tyre, Shullazi dhe anëtarët e grupit të drejtuar prej tij,  përmes shantazhit, kërcënimit fizik e psikologjik, si dhe kanosjes me armë, i kanë zhvatur Ylvi Beqjas shumën prej 500 mijë eurosh. Paratë  thanë prokurorët, Ylvi Beqja ua ka dorëzuar cash dhe përmes çeqeve bankare.

Mendimi kriminal për t’i marrë paratë Beqjas  theksohej ne dosje i ka lindur Shullazit në momentin kur biznesmeni, që mban statusin e të penduarit të drejtësisë i kërkoi ndihmë për të regjistruar në hipotekë ish-hotel Vollgën. Për këtë sherbim, ai i kishte premtuar Shullazit,  20 % të aksioneve, por kur më vonë e ka shitur pronën tek një biznesmen, i pandehuri i ka kërkuar që t’i jepte paratë dhe më shumë aksione nga prona.

Banda Shullazi akuzohet se ka kërcënuar për dhënie pasurie edhe biznesmenët Jani Zaka e Adriatik Kërcuku, por kur ka hasur rezistencën e tyre, ua ka shkatërruar pronat me eksploziv.

Prokuroria theksoi se biznesmeni Zaka,  i ndjerë i kërcënuar për jetën është larguar nga Shqipëria bashkë me familjen.

Për kërcënimin e dy profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, për ta detyruar këtë të fundit që të tërhiqej nga gara për rektor, prokuroria iu referuar dëshmive të dhëna nga zyrtarë të lartë të shtetit dhe policisë shqiptare, përmes të cilave pretendon se provohet fajësia e Shullazit dhe grupit të tij.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...