Sensibilizimi për Sindromen Down, Orjola Pampuri: Korrupsioni detyron prindërit të bëjnë një analizë 30 mijë lekë

Tuesday, 23 October 2018 10:37

Deputetja demokrate Orjola Pampuri ka reaguar në një shënim në faqen e saj në facebook për muajin e sensibilimit për sindromen down Ajo u drejtohet qeveritarëve se, “fushatat që ju beni, ngjasojne me kopshtin e lulëzuar të një shtëpie të rrënuar”. “Sot, falë korrupsionit të paskrupullt në sektorin e shëndetësisë, një tjetër kategori e cila cënohet janë prindërit e femijëve me Sindromen down, të cilët për të aplikuar për kemp duhet të kryejnë analizën e kariotipit, mbi bazën e të cilit përfitojnë pagesën e aftësisë së kufizuar”. “Por kjo analize nuk kryhet në shtet, shkruan Papmpuri, e për pasojë prinderit duhet tu drejtohen laboratorëve private, tek të cilët kushton 30.000 lekë të reja”.

Ja postimi i plotë i deputetës së PD:
Muaji Tetor, muaji i sensibilizimit per Sindromen Down.
Mjaft vrapuat, kenduat e bete spektakël ne emër te sëmundjeve te cilat nuk jeni ne gjendje t'i mbështesni, te cilave nuk jeni ne gjendje tu permbushni nevojat. Nese do t'i donit, nuk do te shpenzonit miliona euro për përralla burrash me barre, por do te plotesonit nevojat baze te pacienteve.
Fushatat qe ju beni, me ngjasojnë me kopshtin e lulezuar te nje shtepie te rrenuar. Sot, fale korrupsionit te paskrupullt ne sektorin e shendetesise, nje tjeter kategori e cila cenohet jane prinderit e femijeve me Sindromen down, te cilet per te aplikuar per kemp duhet te kryejne analizen e kariotipit, mbi bazen e te cilit perfitojne pagesen e aftesise se kufizuar.
Por kjo analize nuk kryhet ne shtet, e per pasoje prinderit duhet tu drejtohen laboratoreve private, tek te cilet kushton 30.000 leke te reja. Po ashtu nuk behet fjale qe keta prinder apo familjare te kene kujdestare apo pagese kujdestarie. Mendoni c'duhet te beje nje familje, nje cift me nje femije te tille? Disa prej tyre jane te papune dhe pagesa prej 30.000 lekesh eshte e pamundur, disa te tjere duhet te punojne per te mbijetuar, por njeri prej prinderve duhet te kujdeset 24 ore per femijen, duke privuar familjen nga nje rroge e duke e veshtiresuar edhe me shume jetesen. Ndaj Ministria e Shendetesise e udhehequr nga kryeministri " shkencetar" i cili shpiku se fundmi pasojat e traumes dhe ankthit tek djemte dhe burrat, le te na shpjegoje pasojat e check-up-it tek paciente e kategori ne nevoje, te cileve, po u privon mbijetesen, per te kenaqur nevojat e pangopesine e mjerueshme te klienteve te tij.

Modifikuar më Tuesday, 23 October 2018 10:40

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...