Gjykata jep vendimin për të arrestuarit e operacionit “VOL-VO 4”

E mërkurë, 24 October 2018 18:43

Gjykata e Krime të Rënda në Tiranë, ka dhënë pasditen e sotme vendimin për të arrestuarit gjatë operacionit “VOL-VO 4”, të kryer 3 ditë më parë.

Pas kërkesës së Prokurorisë ku kërkohej masa “arrest shtëpie” për Vlash Gazullin, Vasil Nikën dhe Luigj Palokën, “detyrim paraqitje” Mimoza Ndokën ndërsa për të tjerët është kërkuar masa arrest me burg, gjykata ka marrë këtë vendim.

Ndaj 8 prej të arrestuarve mësohet se është dhënë masa “arrest shtëpie” dhe 2 të tjerë “Detyrim paraqitje”.

Ndër to edhe dy ish-deputetët e PS Arben Ndoka dhe Arben Çuko u lanë në qeli me masën “arrest me burg”.

Modifikuar më E mërkurë, 24 October 2018 18:52
Login to post comments