Familjarët refuzojnë të tërheqin trupin e Kostandin Kaçifas nga morgu, kërkojnë të...

Hënë, 29 October 2018 16:41

Trupi i pajetë i 35-vjeçarit Kostandin Kaçifas ndodhet ende në morgun e spitalit të Gjirokastrës, pasi familjarët kërkojnë që ndaj trupit të tij të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore nga ana e mjekëve grekë. Gjithashtu, familjarët kërkojnë që në hetime të përfshihen edhe prokurorët grekë.

Bashkëshorti i motrës së viktimës tha, se situata duhet të qartësohet duke kryer ekspertizën e trupit dhe më pas të bëhet ceremonia e fundit mortore.

Të afërm të viktimës thonë se ngjarja nuk duhet të politizohet dhe të zbardhet se si nisi problemi mes 35-vjeçarit dhe forcave të rendit. Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi tha nga Bularati se familjarët kanë deklaruar se i ndjeri nuk ishte pjesë e partisë ekstremiste greke, Agimi i Artë.

Ngjarja në Shqipëri, do të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, konsulli i Greqisë në Gjirokastër ka shprehur ngushëllime në familjen e 35-vjeçarit.

Familjarët e Kostandin Kaçifas refuzojnë ekspertizën mjeko-ligjore të spitalit të Gjirokastrës. Sipas informacioneve, morgu njoftoi familjen e të ndjerit për të tërhequr trupin e djalit të tyre për të kryer ceremoninë mortore. Por, burime nga spitali i Gjirokastrës thonë se trupi i 35-vjeçarit Kostandino Kaçifa po qëndron ende në morg.

Familja nuk pranon rezultatet e autopsisë, por kërkon që trupit të djalit të tyre t’i bëhet një tjetër ekspertizë nga mjeko-ligjorë të pavarur. Familja Kaçifas ka kërkuar për këtë ndihmën e Ambasadës së Greqisë në Tiranë që të kontaktojë një ekspert mjeko-ligjor për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së 35-vjeçarit.

Ceremonia mortore për minoritarin grek ishte parashikuar të mbahej pasditen e sotme rreth orës 17:00 në fshatin Bularat, por varrimi është shtyrë për një ditë tjetër.

Kostandino Kaçifa mbeti i vrarë të dielën gjatë përleshjes me forcat RENEA. 35-vjeçari qëlloi i pari me armë patrullën e policisë në fshatin Bularat të Dropullit dhe më pas u arratis në pjesën e sipërme duke u fshehur tek depo e ujit. Prej andej, i armatosur me kallashnikovë dhe 3 karikatorë me municione, nisi të qëllonte me breshëri ndaj forcave speciale RENEA, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Nga shkëmbimi i zjarrit, 35-vjeçari mbeti i vrarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...