Reforma territoriale, KLSH: Nuk ka përmbushur objektivat, pushteti qendror ndërhyn tek vendori

Hënë, 29 October 2018 16:43

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përmbyllur një tjetër auditim performance dhe këtë herë në fokus ka qenë një nga reformat më të lakuara të mandatit të parë të qeverisë Rama, reforma territoriale. Në raportin e bërë publik KLSH ka marrë një kampion prej 8 bashkish për të bërë vlerësimin e saj nga 61 bashki që janë në total sot sipas reformës. Konkretisht për të vlerësuar funksionin e bashkive në kuadër të kësaj reforme auditimi u shtri në 8 bashki : Bashkia Tiranë, Bashkia Durrës, Bashkia Vlorë, Bashkia Korçë, Bashkia Fier, Bashkia Shkodër, Bashkia Dropull, Bashkia Gjirokastër.

“Përzgjedhja e këtyre 8 kampionëve nga 61 bashki që janë në total është bazuar në kriteret e madhësisë së popullsisë, shtrirjes territoriale dhe ka marrë parasysh shqetësimet e grupeve të interesit, si: shoqëria civile, faktori ndërkombëtar dhe media, mbi problematikat e identifikuara në këto bashki gjatë implementimit të reformës territoriale. Bashkia Dropull është përzgjedhur si kampion i veçantë për shkak se është një bashki e dalë e re nga reforma territoriale dhe ka një popullsi të vogël, me qëllim realizimin e një krahasimi për të vlerësuar nëse reforma territoriale ka një ecuri të njëtrajtshme në të gjitha bashkitë apo devijon e pëson luhatje në varësi të popullsisë së një bashkie” thuhet në raportin e KLSH

Gjetjet e auditimit

Referuar raportit Kontolli i Lartë i Shtetit nënvizon se së pari në vlerësim është marrë efiçenca e bashkive kjo e lidhur ngushtë me një nga objektivat e reformës që ishte autonomia vendore. “Në 8 bashkitë ku grupi i auditimit zhvilloi takime pune dhe intervista me autoritete të larta, përfshirë kryetarë dhe nënkryetarë bashkie, janë konstatuar një sërë problemesh me implementimin e reformës territoriale. Problemet janë të tilla saqë kanë një shtrirje uniform në të gjitha bashkitë e intervistuara duke reflektuar kësodore një problematikë në nivel kombëtar të reformës territoriale” nënvizon KLSH.

Kështu më konkretisht sipas raportit konstatohet se reforma ka sjellë probleme të identifikimit të pronave, inventarizimit dhe menaxhimit të pyjeve dhe kullotave. Një tjetër problem është ai i marrjes së atributeve të reja nga bashkitë pasi fondet që u kalon qeveria për të menaxhuar ndërmarrjet apo kompetencat e reja janë të pamjaftueshme.

Kurse autonomia financiare, ndonëse e garantuar me kuadrin e ri ligjor, sipas raportit vazhdon të ketë një strukturë të brishtë.

Në fund KLSH ka nënvizuar mesazhin e dalë nga ky audit ku së pari theksohet se reforma Administrative-Territoriale nuk ka përmbushur objektivat: legjislacioni i ri nuk zbatohet plotësisht, procesi i përthithjes së funksioneve të reja, punonjësve, aktiveve dhe rritja e cilësisë së shërbimeve nuk është arritur të realizohet me sukses.

“Në shumicën e bashkive rezulton nivel i ulët efektiviteti në mbledhjen e të ardhurave të veta dhe në përdorimin e fondeve në dispozicion. Pavarësisht se Reforma Administrative-Territoriale ishte e domosdoshme, ajo nuk ka reflektuar plotësisht parimet e Kartës Europiane të Autonomisë Vendore. Për pasojë, rezultojnë mospërputhje mes objektivave të reformës dhe politikave fiskale dhe buxhetore të qeverisë qendrore të cilat kanë cenuar autonominë vendore duke minuar kështu forcimin e decentralizimit dhe autonomisë së bashkive. Buxheti qendror alokon për Njësitë e Qeverisjes Vendore rreth 1% e GDP-së që është niveli më i ulët rajonal, duke mos i ndihmuar bashkitë në ushtrimin e plotë të kompetencave dhe në rritjen e nivelit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Ndërmjet bashkive në rang vendi ekziston një pabarazi financiare dhe konstatohen ndërhyrje të pushtetit qendror në pushtetin vendor, me efekt negativ për buxhetin e bashkive dhe stabilitetin e autonomisë financiare” thuhet në raportin e KLSH.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...