“Bularati", hakerat grekë sulm kibernetik ndaj faqeve të Policisë dhe Parlamentit

Hënë, 29 October 2018 20:20

Një grup hakerash të quajtur ‘Anonymous Greece’ kanë ndërmarrë një sulm kibernetik ndaj faqeve të institucioneve shqiptare.

Faqja zyrtare e Policisë së Shtetit është sulmuar nga ky grup dhe për disa minuta nuk ishte funksionale. E njëjta situatë rezultoi edhe në faqen e Parlamentit të Shqipërisë, ku nuk mund të hyhej për shkak të sulmit.

Grupi i hakerave deklaron se sulmi është ndërmarrë për shkak të vrasjes nga RENEA të Kostandinos Kaçifas, në Bularat të Gjirokastrës, pasi qëlloi me armë në drejtim të policëve.

Modifikuar më Hënë, 29 October 2018 20:28
Login to post comments