Studimi: Ngrënia e ushqimit organik ul rrezikun sëmundjeve të kancerit

Tuesday, 30 October 2018 12:03

Sipas një studimi, nëse hani ushqime organike mund të ulë rrezikun e kancerit, sipas studiuesve të Qendrës së Kërkimeve në Epidemiologji dhe Statistikave në Paris, të cilët shqyrtuan të dhënat nga afërsisht 70,000 të rritur francezë. Reduktimi i rrezikut mund të jetë për shkak se ata që hanë ushqime organike nuk janë të ekspozuar ndaj pesticideve kimike.

“Për shkak të ekspozimit të tyre më të ulët ndaj mbetjeve të pesticideve, mund të supozohet se konsumatorët e lartë të ushqimit organik mund të kenë një rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit”, tha autorja kryesore Julia Baudry.

Ndikimi më i madh u pa në uljen e rrezikut të prekjes nga limfoma jo-Hodgkin (kancer gjaku) tek ata që shmangën produktet me kimikate, sipas studimit ku morën pjesë rreth 70.000 të rritur francezë. Në përgjithësi, konsumatorët organikë kishin 25 për qind më pak gjasa për të zhvilluar ndonjë kancer dhe rreziqet e tyre për kancerin e lëkurës dhe të gjirit ranë me një të tretën.

Studiuesit gjetën se përfitimi shëndetësor ishte shumë më i madh tek njerëzit e shëndoshë. “Rezultatet tona tregojnë se konsumi i lartë i ushqimit organik lidhet me një reduktim të rrezikut të kancerit të përgjithshëm”.

Autorja e studimit, Baudry shpjegoi se gjatë studimit u vërejtën rreziqe të reduktuara për lloje specifike të kancerit, si kanceri i gjirit i postmenopauzës, limfoma jo-Hodgkin dhe të gjitha limfomatet – tek individët me frekuencë më të lartë të konsumit të ushqimit organik.

Sipas saj promovimi i konsumit të ushqimit organik në popullatën e përgjithshme mund të jetë një strategji parandaluese kundër kancerit. Standardet e ushqimit organik nuk lejojnë përdorimin e plehrave sintetike, pesticideve dhe organizmave të modifikuar gjenetikisht dhe kufizojnë përdorimin e medikamenteve veterinare.

Edhe raporti i Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore zbuloi se pothuajse gjysma (44 për qind) e ushqimit standard përmban një ose më shumë kimikate, krahasuar me vetëm 6.5 për qind të ushqimit organik.

Ada Xhagolli/SCAN

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...