Euro tenton të "rimarrë veten" – Në rritje edhe Dollari amerikan e Sterlina

E mërkurë, 31 October 2018 10:37

Dita e mërkurë ka regjistruar luhatje të ndryshme në tregun e këmbimit valutor vendas. Valuta e Eurozonës po përpiqet të rimarrë veten, duke u forcuar lehtë ndaj monedhës vendase ditën e sotme me 0.1 lekë për njësi. Euro këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor me 124.5 lekë në blerje dhe 125.3 lekë në shitje, vlera që e kanë shoqëruar gjatë pjesës më të madhe të ditëve të fundit.

Një ecuri të ngjashme ka ndjekur edhe paundi britanik, i cili është rritur lehtë me 0.1 lekë për njësi kundrejt monedhës kombëtare, lekut, duke u ngjitur në kuotën e 139.5 lekëve.

Ndërkohë, luhatje ka regjistruar edhe valuta amerikane, e cila ka zhvlerësuar lekun me 0.3 lekë për njësi. Tashmë dollari këmbehet sot për 139.6 lekë në blerje dhe 140.5 lekë në shitje.

Sa i takon valutave të tjera ndërkombëtare, dollari australian mbetet në kuotën e një dite më parë, ndërsa dollari kanadez është rritur me 0.2 lekë për njësi dhe këmbehet për 83.4 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane është dobësuar me 0.3 lekë për njësi, duke zbritur në kuotën e 109 lekëve gjatë ditës së sotme.

G.D/SCAN

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...