Studimi: Zgjerimi i përdorimit të Biotcoin do të nxisë ngrohjen globale mbi 2C gjatë dy dekadave

E mërkurë, 31 October 2018 10:39

Tashmë, përdorimi i Bitcoin mund të nxisë ngrohjen globale në 2C gjatë dy dekadave, sipas një analize të re. Gjatë viteve të fundit, kriptovalutat janë shfaqur si një nga mjetet e reja për kompletimin e transaksioneve financiare online, por ekspertët janë bërë gjithnjë e më të shqetësuar për ndikimin e tyre në mjedis.

Kërkesa e monedhave të tilla në sistemin e energjisë janë të mëdha, dhe kjo çon deri në emetimet e karbonit e cila në të njëjtën kohë shton efektin e përgjithshëm të ngrohjes globale. Sipas një studimi të ri, e cila shqyrtoi të gjithë zinxhirin e ngjarjeve që çon në krijimin e bitcoin, hulumtuesit në Universitetin e Hawaii në Manoa shqyrtuan se si rritja e parashikuar e këtyre kriptovalutave do të dëmtonte klimën.

Sipas kësaj, shkencëtarët përpiluan të dhëna për futjen e 40 teknologjive të ndryshme duke filluar që nga lavastoviliet e deri tek energjia elektrike dhe interneti. Ata përdorën këtë informacion për të vlerësuar shkallën e pranimit të kësaj kriptovalute e cila do të shihet në vitet e ardhshme.

Bazuar në vlerësimin e tyre më konservator, ekipi gjeti se emetimet kumulative nga bitcoin do të ishin të mjaftueshme për të nxitur ngrohjen globale përtej 2C në 22 vjet. Shkencëtarët analizuan efikasitetin e energjisë të kompjuterëve të përdorur në minierat e bitcoin, vendndodhjen e minatorëve anembanë botës dhe emetimet e CO2 nga energjia elektrike në ato vende.

Autorët e raportit paralajmëruan se për të shmangur ndikimet më të këqija të ndryshimeve klimatike, siç mund të jetë zhdukja e akullit të koraleve dhe zhdukja e akullit të arktikut, ngrohja duhet të kufizohet në 1.5C.

Ndonëse bitcoin po rritet me shpejtësi në dekadën që kur u prezantua, kjo rritje ka stagnuar disi gjatë 10 muajve të fundit, duke sugjeruar se frika për ndikimet e saj në klimë mund të jetë e parakohshme.

Është e qartë se çdo zhvillim i mëtejshëm i kriptovalutave duhet të ketë për qëllim zvogëlimin e kërkesës për energjinë elektrike, nëse do të shmangen pasojat potencialisht shkatërruese të 2C të ngrohjes globale, u shpreh profesor Camilo Mora, i cili udhëhoqi studimin.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...