Kina përparon në “doing business”, fiton 32 vende nga viti i kaluar

E Enjte, 01 November 2018 14:14

Kina ka hyrë në 50 ekonomitë më të mëdha botërore për lehtësinë e të bërit biznes, për shkak të një numri rekord të reformave të zhvilluara vitin e kaluar, sipas raportit vjetor “doing business” të Bankës Botërore, të publikuar këtë javë.

Raporti tregon se përmirësimet në disa fusha si tregtia përtej kufijve, aksesi në energji elektrike dhe pagesa e taksave, ka bërë që Kina të arrijë në vendin e 46 nga 190 shtete të përfshira në raport, nga vendi i 78 që qëndronte vitin e kaluar. Kjo ka bërë që Kina t’i afrohet standardeve të ekonomive të zhvilluara. Reformat e kinës në fusha si reduktimi i burokracive administrative, ka bërë që vendi të përfshihet në 10-shen kryesore në të gjithë botën që kanë bërë përmirësimet më të mëdha.

Progresi në fusha si nisja e biznesit dhe marrja e energjisë elektrike, ka qenë mbresëlënës. Që prej vitit të kaluar, janë hequr shumë procedura dhe kërkon tashmë vetëm 9 ditë për të nisur një biznes, në linjë me pjesën më të madhe të vendeve me të ardhura të larta. “Pekini është tashmë një nga 2 vendet e vetme në botë ku procesi i nisjes së një biznesi është totalisht i lirë. Kina renditet në vend të 28 në fushën e nisjes së një biznesi”, thekson raporti.

Pajisja me një lidhje të energjisë elektrike është tashmë tërësisht e lirë në Kinë. Japonia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, janë 2 vendet e tjera në botë që kanë këtë veçori. Kina qëndron gjithashtu 1 nga ekonomitë më të mira në botë për zgjidhjen e konflikteve tregtare. Pavarësisht progresit të bërë vitin e kaluar, Kina ka ende vend për përmirësim në përballjen me lejet e ndërtimit, sipas raportit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...