Borxhi i ri, 85% do të sigurohet nga tregu i brendshëm gjatë tre viteve të ardhshme

E Enjte, 01 November 2018 14:19

Për ezaurimit të hapësirave për financim të jashtëm nëpërmjet eurobondit 500 milionë euro, qeveria synon të plotësojë nevojat me borxh të ri nga tregu i brendshëm gjatë tre viteve në vijim.

Sipas Ministrisë së Financave, në programimin afatmesëm të borxhit, rreth 85% e nevojave të përgjithshme për financim do të realizohen nëpërmjet burimeve të brendshme. Niveli i financimit të brendshëm në terma neto do të synohet të mbahet i qëndrueshëm, duke mos tejkaluar kapacitetet optimale të tregut (rreth 20-22 miliardë lekë në vit).

Duke qenë se normat e interesit priren të qëndrojnë ende në nivele të ulëta, financimi i brendshëm do të orientohet kryesisht në drejtim të titujve afatgjatë me norma interesi fikse, me qëllim reduktimin e risqeve.

Financimi i huaj do të shërbejë si një plotësues i mirë i burimeve të brendshme dhe përveç të tjerash, edhe si optimizues i kostove të borxhit.

Ky financim do të mbështetet: i) në huatë me terma pjesërisht të buta, të cilat do të financojnë projektet ekzistuese dhe projektet e reja të konsideruara si prioritare nga Qeveria për zhvillimin e vendit; ii) në huatë me terma të buta të akorduara nga institucionet ndërkombëtare financiare për të mbështetur politikat zhvillimore të vendit; dhe iii) në instrumentet financiare të tregjeve të kapitalit mbi baza oportuniste dhe kryesisht për të mundësuar një menaxhim aktiv të detyrimeve të borxhit dhe për të optimizuar risqet e portofolit.

Duke nisur nga viti 2017 në buxhetin e shtetit janë programuar kontingjenca të veçanta, me qëllim absorbimin deri në njëfarë mase të një rasti potencial të rritjes së normave të interesave dhe shpenzimeve respektive. Niveli i këtij fondi kontingjent për vitin 2019 është në masën 4 miliardë lekë, aq sa ka qenë alokuar respektivisht edhe në vitin 2017 e 2018.

Megjithatë Ministria e Financave thotë se ekziston risku i një rritje më të shpejtë të normave të interesit. Kjo mund të vinte nga goditje të forta negative qoftë prej ambientit të jashtëm ekonomik, ashtu edhe në atë të brendshëm ose kombinimi i të dyjave. Në rast të materializimit të një risku të tillë, pra nëse rritja e normave të interesit do të ishte mjaft e fortë dhe nuk do të mbulohej nga kontingjencat e parashikuara aktualisht në buxhet, atëherë kjo do të krijonte presione negative në deficitin fiskal, borxhin publik e rrjedhimisht në qëndrueshmërinë e financave publike.

Sipas Ministrisë së Financave, kjo do të kërkonte masa korrektuese për të minimizuar efektet negative zinxhir që iniciohen dhe për të rivënë nën kontroll parametrat e financave publike, si dhe parametrat e tjerë të stabilitetit makroekonomik të vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...