×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Parku Kombëtar i Lurës zgjerohet, do përfshijë Malin e Dejës dhe Zall-Gjocajn

E Enjte, 01 November 2018 14:22

Parku Kombëtar i Lurës pritet që të zgjerohet më tej në hapësirë, duke shtuar në këtë zonë edhe Malin e Dejës dhe Parkun ekzistues të Zall Gjocaj.

Ministria për Turizmin dhe Mjedisin bëri të ditur se në kuadër të rritjes së sipërfaqes së zonave të mbrojtura në vendin tonë dhe një studimi që ka përgatitur Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) për këtë çështje kanë nisur edhe konsultimet me grupet e interesit, për të bërë edhe propozimet dhe qëndrimet e tyre rreth zgjerimit. Një ditë më parë në mbledhjen e së mërkurës kaloi edhe vendimi përkates që sanksiononte këtë hap.

Referuar të dhënave të AKZM Parku Kombëtar i Lurës, i cili pritet të zgjerohet, cilësohet si një park i kategorisë së dytë i shpallur me një vendim të vitit 1966 dhe ka një sipërfaqe 1280 hektarë duke u përfshirë në zonën e Peshkopisë. Sa i përket përfaqësuesve specifikë të florës, përfshijnë pishën, arrën, rrobull, shkurret, lloje endemike dhe relike. Lidhur me faunën përfshihet ariu, ujku, rrëqebulli, dhia egër, kaprolli, gjeli i egër, shqiponja. Ndër monumentet e natyrës të përcaktuara në këtë Park janë Fusha e Pelave, Liqeni i Luleve, Liqeni i Zi, Liqeni i Madh, Hartinat e Lurës, Rrobulli Lurës.

Sakaq Parku Kombëtar i Zall Gjocaj që pritet që t’i bashkohet Parkut Kombëtar të Lurës ka një hapësirë prej 140 hektarësh, përfshihet në kategorinë e dytë të parkut kombëtar dhe ndodhet në qarkun e Matit.

Ndër vite është miratuar një sistem përfaqësues i zonave të mbrojtura (ZM. Baza e sistemit të zonave të mbrojtura konsiston kryesisht në 15 parqe kombëtare, disa rezervate natyrore të menaxhuara e peizazhe të mbrojtura, në të cilat strehohen vlerat më të mëdha natyrore dhe biodiversitetit në vend.

Vit pas viti ka një përpjekje për të zgjeruar sipërfaqen totale të zonave të mbrojtura që llogaritet në pak më shumë se 18%.

Një ndër problematikat që haset më së shumti në zonat e mbrojtura është mbikëqyrja dhe monitorimi i zhvillimeve në këto hapësira. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit pak kohë më parë nxori në pah se ka shumë pak burime njerëzore në dispozicion për të mbikëqyrur hapësirat e Parqeve Kombëtare ndërkohë që nuk ka ende një zbatim të plotë të planeve të menaxhimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...