Fermerët i kërkojnë qeverisë më shumë fonde për bimët aromatike mjekësore

Premte, 02 November 2018 06:44

Fermerët e bimëve aromatike mjekësore këkojnë më shumë mbështetje nga skemat kombëtare dhe financimet e Bashkimit Evropian për të rritur cilësinë dhe sigurinë e produkteve të tyre.

Shoqata e Industrialistëve Ushqimorë (AFI) organizoi një takim ndërmjet sektorit të Bimëve Aromatike Mjekësore dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku të pranishëm ishin ministri Niko Peleshi, drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Rural, Frida Krifca, drejtori i përgjithshëm i AKU-së, Agim Ismaili, Alban Zusi dhe Merita Janushi si përfaqësues të AFI-t, fermerë, grumbullues, përpunues dhe eksportues të bimëve mjekësore aromatike.
Si pjesë e projektit “Klasteri, Risi për Përmirësimin e Sektorit të BMA-ve”, i mbështetur RisiAlbania, AFI ka zhvilluar një serë takimesh me aktorët kryesorë të sektorit të BMA-ve për të identifikuar problemet dhe gjetur zgjidhjet më të përshtatshme për përmirësimin e performancës së sektorit. Disa nga këto problematika iu prezantuan Ministrit Peleshi gjatë takimit.
Problemi kryesor i sektorit BMA-ve është sigurimi/plotësimi i standardeve të cilesisë dhe sigurisë së produktit. Ky problem lidhet me:
1) teknikat e papërshtateshme të pas-vjeljes;
2) kushtet e papërshtateshme në qendrat e grumbullimit me mungesë të pajisjeve të duhura për të siguruar tharjen me cilesi të bimëve të vjela/grumbulluara;
3) ambalazhi i papërshtatshëm i BMA-ve dhe
4) krijimi i një sektori pranë MBZHR-së për menaxhimin e problematikave te sektorit, pasi sot nuk ka nje pike referimi per adresimin dhe zgjidhjen e tyre.
Fermerët e këtij sektori kërkuan më shumë mbështetje nga skemat kombëtare dhe financimet e IPARD, si një mënyrë për zgjidhjen e disa prej problematikave të mësipërme të sektorit, veçanërisht investimeve që kanë të bëjnë më rritjen e cilësisë dhe sigurisë së produktit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...