Nxitja e lindshmërisë – “Shumojuni si lepuj”, përpjekjet e vendeve europiane ndër vite

Premte, 02 November 2018 06:42

Rënia e shkallës së lindjeve dhe nga ana tjetër plakja e shoqërisë, kanë bërë që shumë vende të marrin nisma të ndryshme për të nxitur lindshmërinë. E fundit ishte Italia ajo që propozoi dhënien e tokës për familjet që presin fëmijën e tretë. Parcela e tokës bujqësore – aktualisht në pronësi të shtetit – do t’u jepej prindërve që kanë një fëmijë të tretë ndërmjet viteve 2019 dhe 2021.

Nga të dhënat e Eurostat Italia ka normën më të ulët të lindjeve në Bashkimin Evropian dhe ka rënë çdo vit që nga viti 2010.
Në muajin shator edhe Shqipëria bëri publike një tjetër skemë për të nxitur lindshmërinë. Qeveria mor vendi të 8, 16 dhe 24- fishojë bonusin e bebes, sipas rendit, fëmija i parë, i dytë dhe i tretë.
Po rënia e shkallës së lindshmërisë është një fenomen që ka prekur shumë vende.
Si janë përpjekur ndër vite vendet e tjera europiane për të rritur normën e lindjeve?
Poloni
Qeveria e Polonisë investoi rreth 700,000 euro në një fushatë të debatueshme publicitare që inkurajon qytetarët që të “shtohen si lepujt”.
Videoja e 30 sekondave shfaqi lepujt që hanin mbi marule dhe karota, ndërsa një lepur “folës” zbuloi sekretet për prodhimin e shumë pasardhësve: stërvitjen, jetesën e shëndetshme dhe shmangien e stresit. Në fund të fushatës, e mbyll me pamjen e një çift duke shijuar një piknik romantik.
Rusi
Vladimir Putin tha në vitin 2006 se një nga sfidat më serioze të Rusisë ishte kriza demografike e saj.
Një rajon, për të trajtuar normën e rënies së saj të lindjeve, krijoi një festë të veçantë bankare, e krijuar për t’u dhënë çifteve kohën për të bërë një fëmijë. Çdo 12 shtator në Ulyanovsk, vendlindja e Vladimir Leninit, zhvillohet Dita e Konceptimit.
Nëse një çift arrin të ketë një fëmijë pikërisht nëntë muaj më vonë – më 12 qershor të vitit më pas – atyre iu jepet një çmim. Një çifti iu dha një makinë sportive, ndërsa të tjerëve iu dha televizion, frigoriferë ose makina larëse.
Finlandë
Për këtë vend nuk është një zhvillim i kohëve të fundit. Fillimisht Finlanda paraqiti kutinë e posaçme të foshnjave për të trajtuar pjesërisht normën e ulët të lindjeve. Paketat e sponsorizuara nga shteti, iu dha fillimisht nënave të reja në vitin 1938, e mbushur me veshje dhe sende të tjera të dobishme. Më pas për veç kutisë familjeve që prisnin një fëmijë, përveç “kutisë së posaçme” iu jepet edhe një krevat fjetje.
Danimarkë
Një agjenci udhëtimi e Danimarkës, Spies Travel, përdori patriotizmin për të inkurajuar çiftet të kishin sa më shumë fëmijë.
Videoja e tyre virale në vitin 2014, me titull “Do It For Denmark!”. “Bëjeni për Danimarkën” synonte të ndihmonte qeverinë të gjente një zgjidhje për normën në rënie të lindjeve në vend.
Më pas ata publikuan një tjetër video motivuese “Do It For Mom” (bëjeni për mamin”, synonte të inkurajonte gjyshërit për të ndihmuar bijtë dhe bijat e tyre të gjejnë kohën për marrëdhënien intime.
Spanjë
Spanja u përpoq të trajtojë normën e saj të lindjeve në rënie duke caktuar një “nxitëse të veçantë lindshmërie” vitin e kaluar.

Edelmira Barreria Diz, një ekspert demografik dhe senatore në parlamentin galician, u ngarkua me këtë detyrë, për të nxitur spanjollët për të bërë më shumë fëmijë. Kjo nismë erdhi, pasi në vdekjet tejkaluar lindjet në vitin 2014, për herë të parë që nga viti 1941. Burimi: Euronews

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...