×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Lajmi i fundit/ Ja propozimi i Presidentit për Kreun e ri të KLSH-së

Hënë, 05 November 2018 16:25

Presidenti Ilir Meta ka bërë propozimin e tij për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Mësohet se Meta ka propozuar për postin e lartë, Vitore Tushën, e cila mban gradën Doktor e Shkencave Juridike.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet: ” Presidenti pas realizimit të një procesi transparent dhe objektiv, ka arritur në konkluzionin se, Doktore e Shkencave Juridike znj.Vitore Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, si dhe është kandidatura më e përshtatshme për tu zgjedhur në këtë pozicion kushtetues, bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë të znj.Tusha, në fushën e jurispudencës, si në sistemin gjyqësor, ashtu dhe referuar angazhimeve të saj akademike si pedagoge në institucionet e arsimit të lartë në fushën e së drejtës, trajnuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, apo edhe si eksperte në fushën e së drejtës kushtetuese e më gjerë.”

Më poshtë njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 162 pika 2 të Kushtetutës, si dhe të nenit 19 pika 2, të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, pas shqyrtimit të të gjithë kandidaturave që kanë shprehur interesin, në përfundim të procesit vlerësues me Dekretin nr. 10929, datë 05.11.2018, ka vendosur që zj.Vitore Tusha t’i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për tu zgjedhur në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Presidenti pas realizimit të një procesi transparent dhe objektiv, ka arritur në konkluzionin se, Doktore e Shkencave Juridike znj.Vitore Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, si dhe është kandidatura më e përshtatshme për tu zgjedhur në këtë pozicion kushtetues, bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë të znj.Tusha, në fushën e jurispudencës, si në sistemin gjyqësor, ashtu dhe referuar angazhimeve të saj akademike si pedagoge në institucionet e arsimit të lartë në fushën e së drejtës, trajnuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, apo edhe si eksperte në fushën e së drejtës kushtetuese e më gjerë.

Presidenti i Republikës, vlerëson se Znj.Vitore Tusha, aktualisht anëtare në detyrë e Gjykatës Kushtetuese të cilës i ka mbaruar mandati në këtë funksion që prej datës 10 mars 2017, gëzon një integritet të lartë moral dhe profesional, e konfirmuar edhe në rrugë istitucionale, pasi si subjekt i ligjit nr.84/2016, ajo është konfirmuar në detyrë dhe ka kaluar me sukses dhe me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar (vettingun), për të gjithë komponentët e këtij procesi, duke krijuar bindjen se kandidatura e saj është e denjë për tu zgjedhur si Kryetar i Kontrollit ë Lartë të Shtetit.

Duke zgjedhur një kandidaturë si znj.Tusha larg çdo angazhimi partiak në të kaluarën, Presidenti beson se kontribuon për garantimin e pavarësisë së këtij institucioni shumë të rëndësishëm kushtetues.

Presidenti i Republikës gjen rastin të falenderojë të gjithë aplikantët e tjerë që kanë shprehur interesin për të marrë pjesë sipas thirrjes së hapur prej tij, disa prej të cilëve janë personalitete të njohura publike dhe me kontribute të shquara në fushat e ekonomisë dhe drejtësisë.

CURRICULUM VITAE

VITORE TUSHA

TË DHËNA PERSONALE:

Datëlindja:                  26.11.1960

Vendlindja:                  Tiranë

EDUKIMI DHE GRADA SHKENCORE:

1997                            “Doktor” i Shkencave në Drejtësi, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

1979-1983                   Dega Drejtësi, Fakulteti i Shkencave Politiko-Juridike, Unversiteti i Tiranës

1975-1979                   Shkolla e mesme e përgjithshme “Bardhork Biba”, Rrëshen Mirditë

EKSPERIENCA NË PUNË:

2008 - në vazhdim      Gjykata Kushtetuese, - Gjyqtare

2004 - 2008                 Dhoma e Avokatisë Tiranë, - Avokate

1994 - 2001                 Gjykata e Kasacionit, - Gjyqtare

1992 - 1994                 Gjykata e Rrethit Tiranë, - Gjyqtare

1990 - 1992                 Dhoma e Avokatisë Tiranë, - Avokate

1983 - 1990                 Gjykata e Rrethit Tiranë, - Përmbaruese Gjyqësore

Modifikuar më Hënë, 05 November 2018 16:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...