×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mashtrimi i madh për diabetikët, studentja: Fishat nuk na rimbursohen

Hënë, 05 November 2018 16:57

Dea Shanto po jeton prej 14 vitesh me diabet. Kur ishte ende e mitur, prindërit i treguan për problemin shëndetësor që ajo kishte. Ndonëse nuk e kuptonte, Dea u desh të mësohej me të paktën 3 insulina në ditë. Nëntori është muajin ndërkombëtar i diabetit dhe 23-vjeçarja po ndihmon në sensibilizimin e qindra të prekurve nga ky problem shëndetësor.

“Kam konstatuar se jam me diabet në moshën 9-vjeçare kur isha e shtruar në pediatrik dhe humba 10 kilogramë. Ka qenë problem pasi të gjithë fëmijët thonë pse unë pse unë. Ky ka qenë jo vetëm I imi por edhe i pridërve të mi”, shprehet Dea Shanto, studente.

Jeta e Deas, por edhe mijëra të rinjve varet vetëm nga insulinat dhe fishat matës të diabetit. Por në skemën e rimbursimit është përfshirë vetëm insulina.

“Nevoja më e madhe janë fishat dhe insulinat. Për faktin se një fishë kushton 5 lekë dhe për në është një kosto e madhe. Fishat kanë qenë të rimbursuara deri në moshën e 18 vjeç, por unë si studente e kam shumë të nevojshme t’i kem fishat falas”, thotë studentja.

Shumë moshatar të Deas po detyrohen të marrin shërbimet mjekësore jashtë vendit. Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, Asim Toro bën thirrje për sensibilizim dhe mbështetje nga qeveria.

“Situata është alarmante pasi po shohim një numër të madh të anëtarëve që largohen nga Shqipëria për mungesë të shërbimit mjekësor dhe për këtë gjë ne po bëjmë thirrje të merren masa sepse ne do ta vuajmë edhe më shumë çështjen e diabetit”, shprehet Asim Toro, drejtori Ekzekutiv i Shoqatës FRD.

Në Shqipëri nuk ka ende një numër të saktë të fëmijëve dhe të rinjve me diabet. Mendohet së të sëmurët mund të jenë mbi 1500, megjithëse numri mbetet në rritje për shkak të kequshqyerjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...