Vrasja e efektivit të RENEA-s, ja kur do të merret vendimi i gjykatës

Tuesday, 06 November 2018 14:05

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka përfunduar shqyrtimin e ankimit të nëntë të  pandehurve të dosjes "Lazarati 2", të akuzuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës për në datën 20 nëntor në orën 12:00 për shpalljen e vendimit përfundimtar.

Grupi 'Lazarati 2' i përbërë nga 11 persona më 14 muaj ka apeluar vendimin e dënimit për akuzën e vrasjes së efektivit Ibrahim Basha në qershorin e 2015.

Në lidhje me vrasjen e efektivit Ibrahim Basha, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dy dënime të përjetshme dhe 150 vite burg për 11 të pandehurit e dosjes “Lazarati 2” të njohur si “grupi i zjarrit”, pjesë e grupit kriminal, në akuzë për ngjarjet e qershorit të 2015-ës.

Gjykata vendosi këto dënime

Bajram Bocia - Burgim i përjetshëm

Arbjon Aliko - Burgim i përjetshëm

Elvis Bocia - 35 vite burg

Alban Aliko - 20 vite burg

Klodian Selimi - 13 vite burg

Xhulio Malo - 10 vite burg

Elson Kazma - 18 vite burg

Dervish Gaba - 15 vite burg

Ruhan Hiraj - 15 vite burg

Iljaz Xhaferaj - 15 vite burg

Oltion Proko - 9 vite burg

Vendimi u prit me tensione të forta mes organit të akuzës dhe familjarëve, këta të fundit u nxorën jashtë ambienteve nga forcat e sigurisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...