Shqipërinë e braktisin edhe refugjatët, në tremujorin e tretë hyrjet bien me 92%

Tuesday, 06 November 2018 14:13

Shqipërinë duket se po e braktisin edhe refugjatët. Të dhënat më të fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit flasin për një rënie të ndjeshme të numrit të refugjatëve që kanë hyrë në vendin tonë gjatë tremujorit të tretë të vitit.

Rënia është e ndjeshme, si në krahasim me tremujorin paraardhës, ashtu edhe në krahasim me fqinjët.

Kështu, të dhënat që i referohen fundit të Shtatorit, tregojnë se, në tremujorin e tretë të vitit, 247 refugjatë u futën në vendin tonë, nga 474 të tremujorit të dytë dhe 769 të tremujorit të parë të vitit.

Në terma tremujorësh, rënia fiksohet në 92%. Ndërkohë, siç e tregon qartë grafiku, për vendet e tjera të rajonit, si Mali i Zi apo Bosnje Hercegovina, shifra ngjitet nga 6 herë deri në 32 herë më shumë.

Rënia e ndjeshme e fluksit të refugjatëve në Shqipëri, vjen pavarësisht muajve të verës. Moti i ngrohtë nxit ndjeshëm kalimet e kufirit. Shqipëria gjatë këtij viti u vu në qendër të rrugës së re të refugjatëve, të cilët më pas kalojnë drejt Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës e më tej në Kroaci e Slloveni.

Gjithsesi, forcimet e ndjeshme të pikave kufitare, por ndoshta edhe dëshira e vogël për të aplikuar për azil në vendin tonë, kanë bërë që flukset migratore drejt Shqipërisë të bien ndjeshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...