Bankat, kapitalizim rekord – 18.2% në fund të shtatorit, a po bëhet ky një problem?

Tuesday, 06 November 2018 14:24

Në fund të muajit shtator, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit për sistemin bankar shqiptar arriti në nivelin rekord prej 18.2%. Ky tregues mat raportin mes kapitalit të sistemit bankar dhe vlerës së aktiveve, e ponderuar kjo me koeficientë rreziku, sipas llojit të investimit.

Mjaftueshmëria e kapitalit është treguesi më i rëndësishëm në këndvështrimin rregullator, sepse mat aftësinë e bankave për të mbuluar me kapitalet e veta rreziqet e investimeve. Rregullorja përkatëse e Bankës së Shqipërisë përcakton se ky tregues duhet të jetë të paktën 12%.

Aktualisht, sistemi bankar në Shqipëri është në nivele 50% më të larta se kërkesat rregullatore. Rritja e këtij treguesi është rezultat i disa faktorëve. Në vitet e fundit, aksionerët e bankave kanë aplikuar rritje të shpeshta kapitali, përkundrejt një mjedisi ekonomik sfidues.

Por, faktori ndoshta më me peshë në këtë zhvillim është ecuria e ngadaltë e kreditimit. Në vlera absolute, portofoli i kredisë së sistemit bankar është në nivelet e shtatë viteve më parë.

Një faktor tjetër që e ka rritur akoma më shumë kapitalizimin e bankave është shfuqizimi këtë vit i disa prej masave rregullatore, që iu vendosnin bankave koeficientë më të lartë rreziku për investimet jashtë vendit.

Një nivel kaq i lartë kapitalizimi është pozitiv në kuptimin e sigurisë, por bart në vetvete sfida për të ardhmen.

Një kapitalizimi shumë më i lartë se kërkesat rregullatore do të rezultojë në norma të pakënaqshme kthimi për aksionerët e sistemit bankar, duke e bërë këtë investim më pak atraktiv.

Ndaj, ky nivel kaq i lartë kapitalizimi shtron edhe më shumë nevojën për rritjen e kreditimit për sektorin privat të ekonomisë. Kreditimi ngelet në ngërç, sidomos në segmentin e biznesit, edhe për shkak të ofertës së shtrënguar të bankave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...