Taksa dixhitale në BE, shumë shtete e kundërshtojnë. Kanë frikë nga reagimi i SHBA

Tuesday, 06 November 2018 14:44

Qeveritë e Bashkimit Europian kanë hasur ndasi mbi planin për të taksuar gjigantët e mëdhenj të internetit si Google dhe Facebook, prej shqetësimeve për kundërpërgjigje nga Shtetet e Bashkuara. Për rrjedhojë, aplikimi i taksës dixhitale mund të shtyhet deri sa të arrihet një dakordësi në të gjithë botën.

Sipas një propozimi të Komisionit Europian në muajin Mars, shtetet e Bashkimit Europian do të taksonin 3% të të ardhurave dixhitale të firmave të mëdha që akuzohen se shmangin taksat duke transferuar fitimet e tyre në vendet që ofrojnë lehtësira fiskale.

Megjithatë, plani kërkonte mbështetje nga 28 vendet e Bashkimit Europian dhe u kundërshtua nga shumë prej tyre. Plani i Komisionit është ndërmarrë paralelisht me një studim të njëjtë nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

Sipas ministrit të financave të Danimarkës, Krisitan Jensen, është e vështirë të arrihet një dakordësi për taksën dixhitale, për shkak se nuk janë zgjidhur ende shumë çështje teknike dhe se është projektuar për të goditur kryesisht kompanitë amerikane.

“Taksa mbi shërbimet dixhitale është projektuar në një mënyrë që shënjestron kompanitë amerikane dhe do të ketë padyshim kundërpërgjigje nga Shtetet e Bashkuara. Duke marrë parasysh eksportet e mëdha drejt Shteteve të Bashkuara, nuk është ide e mirë për Europën që të ketë një takse që drejtohet te konsumi në vend të fitimit”.

Të njejtat komente erdhën nga përfaqësues të Gjermanisë, Suedisë, Irlandës dhe Maltës. Nga ana tjetër, Franca ka qenë mbështetëse e taksës dixhitale dhe ka propozuar që të ofrohet më shumë kohë deri sa vendet anëtare të binden.

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, ka kërkuar adaptimin e një direktive deri në fund të 2018-ës.

“Franca dhe shumë vende të tjera kanë vullnet që të adaptohet një direktive deri në fund të vitit 2018. Qeveria franceze kërkon taksimin dixhital deri në fund të këtij viti. Ne jemi në dije që ekzistojnë probleme, por këto janë të natyrës teknike dhe jo politike”.

Shtetet e BE po diskutojnë dy opsione të propozuara nga Komisioni. Plani më ambicioz është taksa te të ardhurat e firmave dixhitale e vendosur nga Bashkimi Europian, përpara se të arrihet në nivel global.

Opsioni i dytë, që nuk ka pasur prioritet, do të ndryshojë rregullat tatimore në mënyrë që taksat të vendosen ndaj kompanive bazuar në prezencën e tyre dixhitale në një vend të caktuar. Kjo do të kërkonte më shumë kohë për t’u aplikuar dhe do të ishte në linjë me punimet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...