Atentati ndaj mikut të Shullazit, dalin detaje të reja nga ngjarja

E mërkurë, 07 November 2018 08:38

33-vjeçari Genci Caci, që mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme në Durrës prej një atentati mafioz, ka kaluar në vdekje klinike. Këto janë të rejat e fundit nga krimi që tronditi mbrëmjen e djeshme Durrësin.

Nga atentati mbeti i vdekur Edison Harizaj, i cili ndodhet në morg. Ai njihej si miku i ngushtë i Emiljano Shullazit, kreut të një grupi të strukturuar kriminale që gjendet në burg.

Harizaj ishte në një makinë Audi me mikun e tij Genci Caci në lagjen 13 të qytetit të Durrësi. Atyre iu është bërë pritë dhe janë qëlluar me breshëri kallashnikovi në një zonë të pandriçuar.

Harizaj ishte i dyshuar si personi që kishte vrarë Albaano Xhaferin në Vlorë, me çekiç brenda nja makine dhe e kishte zhdukur trupin ndaj vrasja e tij ka si motiv kryesor hakmarrjen midisi bandave kriminale.

Pas atentatit, autorët që lanë Harizajn të vdekur në vend dhe Cacin të plagosur rëndë, kanë djegur makinën e tyre në Shën Vlash të Durrësit, makinë që ka rezultuar e vjedhur

Modifikuar më E mërkurë, 07 November 2018 08:39
Login to post comments